Myslimanët janë një trup i vetëm

Cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit” është zhvilluar këtë të enjte në Shijak.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, z. Ali Zaimi, në fjalën e tij përpara besimtarëve, bëri thirrje për bashkëpunim dhe vëllazërim.

“Kur’anin e kemi një, Profetin një, xhamia është një, ndaj ne duhet të bashkëpunojmë, të vëllazërohemi dhe vlerat e Islamit t’ua bëjmë të njohura të tjerëve”, tha z. Zaimi.

Ai shtoi më tej se feja është komunikim, është shpëtuese dhe jo ndëshkuese, është mëshirë, paqe, frymëzuese për sakrificë për të tjerët dhe ndihmesë për të varfrit.

Ndërkohë Myftiu i Durrësit, z. Redin Quku, u shpreh se gjërat që kemi të përbashkëta janë më shumë se sa ato që na ndajnë. “Ne duhet të jemi të bashkuar sepse jemi të gjithë për një qëllim, shërbimit ndaj Islamit”, tha ai.

Ndërsa Kryevaizi i KMSH-së, z. Lauren Luli, këndoi pjesë nga Kur’ani Famëlartë.

ZK1A0156

ZK1A0054 ZK1A0097 ZK1A0033

 

You must be logged in to post a comment Login