Myslimanët e Shkodrës dhurojnë gjak për talesemikët

Ditën e xhuma, më 13 mars 2015, gjatë hytbes së xhumasë në xhaminë e Parrucës, Myftiu i Zonës Shkodër, Imam Muhamed Sytari, ka bërë thirrje për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë dhe të sëmurët e ndryshëm që kanë nevojë për këtë ndihmë njerëzore.

Myftiu ka lajmëruar se pas përfundimit të namazeve dhe lutjeve të kësaj xhumaje, në bashkëpunim me Bankën e Gjakut, në xhaminë e Parrucës, besimtarët do të dhurojnë gjak me qëllim shpëtimin e jetëve dhe ndihmën e nevojtarëve.

Myftiu, imamët dhe besimtarë të shumtë kanë dhuruar nga gjaku i tyre, duke dhënë një mesazh të rëndësishëm, në shpëtim të jetës dhe në ndihmë të sëmurëve të ndryshëm, që vuajnë nga mungesa e gjakut.

Para mediave të pranishme, Myftiu i Shkodrës ka theksuar se kjo fushatë po kthehet në një traditë të dobishme për Myftininë e Shkodrës, ku herë pas here janë zhvilluar dhurime të tilla për Bankën e Gjakut.

“Unë do të isha shumë i lumtur po të dija se gjaku që dhuruam sot, do të shpëtojë, qoftë edhe një fëmijë talasemik a një njeri në nevojë! Kur’ani Famëlartë na mëson se kush shpëton një jetë njeriu, është si të kishte shpëtuar tërë njerëzimin” – ka thënë Myftiu në mesazhin e tij për mediat e pranishme.

Myftinia Shkodër falënderon të gjithë ata që iu përgjigjën thirrjes së saj, sidomos të rinjtë, që nuk hezituan për t’u bërë pjesë e kësaj tradite bamirëse dhe njerëzore, në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

10898116_1608796482675232_5630721103194893420_n10408560_1608796106008603_7785932394621409874_n 11070743_1608797422675138_6215745206279709220_n ??????????????????????????????? dhurim-gjaku-770x470

 

You must be logged in to post a comment Login