Myftiu Ylli Gurra inspekton punimet e xhamisë së re në periferi të Tiranës

Ditën e enjte, më 13 qershor 2013, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra zhvilloi një vizitë inspektimi në xhaminë e re që po ndërtohet në periferi të Tiranës, në zonën e Kopshtit Zoologjik.

Pasi pa nga afër disa nga ambientet e kësaj xhamie dhe punimet e fundit që po kryhen në të, Myftiu Gurra uroi që dita e përurimit të saj të jetë sa më e afërt në mënyrë që të vihet në dispozion të besimtarëve për adhurimin e tyre ndaj Zotit të Madhërishëm.

Për kreun e myslimanëve të kryeqytetit, ndërtimi i kësaj xhamie mbart një rëndësi të veçantë, sepse bën realitet një ëndërr të kahershme të banorëve të zonës, por edhe sepse është e para xhami me dy minare në historinë e Tiranës.

Po në këtë ditë Myftiu Gurra u ndal për një vizitë të shkurtër në fshatin Zall Herr, për të parë gjendjen e xhamisë të këtij fshati, e cila para kohësh u përfshi nga një zjarr i madh çka solli dëme të konsiderueshme. Për këtë qëllim, Myftinia e Tiranës shumë shpejt do të organizojë një fushatë të gjerë ku do të ftojë komunitetin e biznesit dhe besimtarët e Tiranës, të kontribuojnë për rikthimin e saj në gjendjen e mëparshme, në plotësim të nevojave të besimtarëve dhe në interes të banorëve të zonës.

/Drita Islame/

myftiu i tiranes inspekton (2)

Xhamia e re pranë Kopshtit Zoologjik

myftiu i tiranes inspekton (3)

Xhamia e re pranë Kopshtit Zoologjik

myftiu i tiranes inspekton (1)

Xhamia e djegur në Zall-Herr

myftiu i tiranes inspekton (4)

Xhamia e djegur në Zall-Herr

You must be logged in to post a comment Login