Myftinia Pukë zhvillon seminarin “Mirësevjen Ramazan!”

???????????????????????????????

Në prag të muajit të bekuar të Ramazanit, Myftinia Pukë organizoi seminarin me temë: “Mirësevjen Ramazan!”

Moderatori i seminarit Ylli Hadroj, pasi bëri të ditur qëllimin e këtij aktiviteti, ftoi Myftiun e Pukës Gëzim Kopani për të mbajtur fjalën përshëndetëse.

“Në prag të këtij muaji të rahmetit – tha z. Kopani, – çdo mysliman duhet të përgatitet që t’i afrohet  Allahut të Madhëruar me agjërim, namaze dhe sadaka, pasi Ai thotë se “jam afër” atij që më lutet Mua, jam afër atij që agjëron për Mua…”

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, në fjalën e tij u shpreh: “Ramazani është muaji i devotshmërisë, i durimit dhe i sakrificës. Ky është muaji kur duhet t’i bindemi më shumë Zotit dhe duke i besuar Atij, të shtojmë e forcojmë dashurinë për njëri-tjetrin.”

Mbi vlerat e Ramazanit referuan drejtori i Burimeve Njerëzore në KMSH, Dorian Demetja dhe imami i Xhamisë së Parrucës, Shkodër, Naim Drijaj.

Në fund të aktivitetit për pjesëmarrësit u shpërndanë imsakije dhe broshura të ndryshme mbi muajin e bekuar të Ramazanit.

26 Qershor 2014

IMG_1183 (2)

IMG_1183 (2)

???????????????????????????????

You must be logged in to post a comment Login