Myftinia Pukë, program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s.

Puke (7)Myftinia e rrethit të Pukës në një atmosferë festive ka zhvilluar paraditen e 29 Marsit 2014 programin “Hz. Muhamed a.s., Krenaria e Njerëzimit”.

Programi u hap me himnin kombëtar kënduar nga kori i nxënësve të Medresesë së Tiranës. Më pas u lexuan ajete nga Kurani Fisnik. Programi vijoi me ilahitë e përgatitura nga kori i Medresesë së Tiranës.

Puke (4)Myftiu i rrethit të Pukës z. Gëzim Kopani në fjalën e tij tha: “Sot është një ditë e shënuar për pukjanët, pasi për herë të parë rrethi i Pukës përkujton në mënyra kaq madhështore Profetin Muhamed a.s., i cili solli paqen dhe dashurin mes njerëzve. Nuk ka gëzim më të madh për myslimanin se sa ti lutesh Zotit, dhe kushdo që i lutet Atij përfiton mëshirën e Tij.”

Puke (6)Aktivitetin e përshëndeti edhe Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Gazmend Aga, i cili ndër të tjera tha: “Ndjehem i emocionuar që ndodhem sot në rrethin e Pukës pasi është hera e parë që vij në Pukë. Ky emocion bëhet edhe më i madh, kur merr pjesë në një program kaq madhështorë që zhvillohet në përkujtim të Profetit Muhamed (a.s).  Uroj që programe të tilla të shtohen edhe më shumë pasi ai që i lutet zoti çdo herë është  i fituar.”

Në këtë veprimtari mori pjesë edhe Drejtori i Kulturës në KMSH, z. Genti Kruja, përfaqësuesi i Kishës Katolike Pukë Dod Boci, Nënkryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Ferit Ringaj si dhe shumë personalitete të tjerë.

Programi i cili u zhvillua në Pallatin e Kulturës në Pukë, vijoi me transmetimin e dokumentarit “Profeti Muhamed a.s.”, me interpretime e ilahi, për tu mbyllur me salavatet kënduar profetit Muhamed a.s.

/Drita Islame/

Puke (1)

Puke (1) Puke (2) Puke (3)     Puke (8) Puke (2)

You must be logged in to post a comment Login