Myftinia Pukë dhe Medreseja e Shkodrës iftar për agjëruesit pukjanë

OLYMPUS DIGITAL CAMERAMe datë 29 korrik 2013 Myftinia Pukë në bashkëpunim me Medresenë Haxhi Sheh Shamia Shkodër organizuan shtrimin e një iftari për xhematin e Xhamisë Pukë. Në këtë iftar ishte i pranishëm Myftiu i Pukës Gëzim Kopani si dhe kryetari i shoqatës “Istanbul” Ridvan Seferaj.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Myftiu i Pukës Gëzim Kopani nder të tjera tha: “Falënderimet i takojnë Allahut të Madhëruar që na dha këtë iftar. Falënderim i veçantë shkon për Medresenë H.Sh. Shamia Shkodër e cila na mundësoi shtrimin e këtij iftari.

Tashmë ndodhemi në dhjetë ditët e fundit te Ramazanit, ku duhet të shtojmë adhurimet dhe punët e hajrit pasi këto ditë janë myzhde për mysliman. Në këto ditë bie edhe nata e bekuar e Kadrit në të cilin Allahu xh.sh ua pranon lutjet besimtarëve të cilët i luten Allahu të Madhëruar. Hz. Aishe r.a. e ka pyet hz. Muhammed a.s. duke i thënë: “O i dërguari Allahut, nëse e përjetoj natën e Kadrit, çfarë duaje (lutje) duhet të them!? Hz. Muhammed a.s. i thotë: “O Aishe! Thuaj:”Allahumme inneke afuvun Kerimun, tuhibul afve, fa fuani.” d.m.th: “O Zoti im! Ti je falës i Madhe, e do faljen më fal mua.”

Që të gjithë së bashku duhet të punojmë për të sjell në Xhami fëmijët, të afërmit pasi lutja në këtë ditë ka  sevape  shumë të mëdha. Le të punojmë të gjithë sëbashku që të sjellim në xhami personat të cilët s’kanë qenë asnjë herë edhe pse nuk din, mjafton që ti fusin në shtepin e Allahut xh.sh. për tëe marr këto sevape. Duke ju falënderuar për pranin tuaj, ju uroj agjërim të pranuar.”

Kryetari i shoqatës “V.H.K Istanbul” Ridvan Seferaj ndër të tjera tha: “Fillimisht ju uroj të gjithëve agjërim të pranuar! Tashme Medreseja H.Sh. Shamia Shkodër e ka kthyer në tradite shtrimin e iftareve në qytetin e Pukës, pasi tashmë edhe rrethi i Pukës është pjesë e shkollës tonë në të cilën mësojnë shume bijë Pukjan.  Falënderoj Myftiun e Pukës i cili me bashkëpunimin e tij ka arritur të bëhet një urë lidhëse mes Pukës dhe Medresesë.

Siç e  dini, fëmijët e Pukës i kanë pas dhe do i kenë të hapura dyert e Medresesë tonë.

/Pukë 29.07.2013 – Drita Islame/

 

OLYMPUS DIGITAL CAMERA OLYMPUS DIGITAL CAMERA

 

 

You must be logged in to post a comment Login