Myftinia Gjirokastër shpërndan ndihma për “40 familjet” në Lazarat

Myftinia e Gjirokastrës organizoi më 27 qershor 2014 një fushatë ndihmash për familjet në nevojë të Lazaratit.

Pavarësisht lajmeve negative që kanë shoqëruar këtë fshat kohët e fundit, në media u publikua lajmi se 40 familje besimtare, nuk u bënë  kurrë pjesë në kultivimin e lëndëve narkotike. Nisur nga ky fakt, Myftinia e kësaj zone, organizoi nje fushatë ndihmash ushqimore, të cilat iu shpërndanë këtyre familjeve në kuadër të projekteve të saj për muajin e Ramazanit.

Myftiu i Gjirokastrës z. Ledian Cikalleshi, përgëzoi besimtarët e këtij fshati për durimin e treguar, të cilët, me gjithë vështirësitë ekonomike, për asnjë moment nuk ranë pre e veprimeve të ndaluara në respekt të par

imeve të fesë së tyre, Islamit.

IMG-20140627-WA0001 IMG-20140628-ndihmat IMG-20140628-ndimat

You must be logged in to post a comment Login