Myftinia Gjirokastër, iftar dhe ndihma për fëmijët jetimë

 

Në kuadër të aktiviteteve të saj për muajin e Ramazanit, Myftinia Gjirokastër në bashkëpunim me Compassion Help Center,  shtroi një iftar për 80 fëmijë jetimë.

Myftiu i Gjirokastrës Ledian Cikalleshi në fjalën e tij vuri në dukje rëndësinë që feja Islame i ka kushtuar kësaj kategorie sociale, duke sjellë në vëmendje ajete dhe hadithe profetike që nxisin për ndihmën dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj tyre.

“Zoti dhe Profeti na ftojnë për kujdes të veçantë ndaj kësaj kategorie, e cila ka nevojë qoftë edhe për një fjalë të mirë apo një buzëqeshje. Në sytë tanë kjo mund të duket pak, por për këta njerëz vlen shumë”, tha z. Cikalleshi.

Iftarin e nderoi me pjesëmarrjen e saj Prefektja e Qarkut Gjirokastër, znj. Zamira Rami, e cila pohoi se ishte tepër e vlefshme të shikosh se si sytë e jetimëve shndrisin nga lumturia në këtë iftar.

Pas iftarit, për fëmijët dhe disa familje në nevojë të qytetit janë shpërndarë 60 pako me ndihma ushqimore, në kuadër të projektit “Shporta e Ramazanit”.

Aktiviteti u përcoll nga mediat lokale, të cilat pasqyruan në edicionet informative sekuenca filmike nga kjo veprimtari.

15 korrik 2014

10498267_676302702463247_5027215776413188163_o

10459076_676302275796623_6263171922736478818_o

10556998_676303252463192_3979967449562315282_o

10379809_676303829129801_5132087957572287826_o

You must be logged in to post a comment Login