Mos vallë po humbasim durimin?

Stresi (8)Ndryshimet e përjetuara në fusha të ndryshme sociale, kulturore ekonomike paralelisht me zhvillimet teknologjike ndikojnë në jetën tonë, i japin asaj një formë të caktuar dhe na prekin emocionalisht.

Ndërkohë që flasim për një rritje të standardit dhe cilësisë së jetesës bashkë me shpejtësinë e modernizimit, ndryshimet e ndodhura shkatërrojnë botën shpirtërore të personit. Njerëzit me kalimin e kohës janë bërë më të padurueshëm, nuk mund të presin apo durojnë njeri. Dhe si rrjedhojë na dalin në sipërfaqe marrëdhënie problematike dhe jo të lumtura.

Duke pohuar se avantazhi më i madh i modernizmit është shpejtësia, vlen të theksohet se kjo shpejtësi do vijë duke u shtuar. Sigurisht që ky zhvillim, i cili shihet si një avantazh ka edhe dizavantazhet e veta. Njerëzit e mësuar me këtë shpejtësi do të bëhen edhe më të padurueshëm. Njerëzit tashmë dëshirojnë që gjithçka të mbarojë sa më shpejt. Në këtë proces shpeshherë harrohet se njerëzit duhet të presin, sakrifikojnë sadopak për të arritur qëllimin.
Gjatë këtij procesi një rol të rëndësishëm luajnë dhe vitet e fëmijërisë.

Bazat e një vullneti të shëndoshë hidhen në fëmijëri

Ashtu si në çdo problem tjetër edhe këtu vitet e fëmijërisë luajnë një rol shumë të rëndësishëm. Luftimi i stresit, durimi, provimi i prirjeve të personit mundëson një vullnet më të fortë. Themelet e një vullneti të fortë hidhen që në fëmijëri. Një foshnje nuk ka vullnet. Vullneti zhvillohet bashkë me vështirësitë e shfaqura në jetë. Ashtu siç zhvillohen muskujt dhe kockat me anë të sportit.

Nëse prindërit nuk lejojnë që fëmijët të përballen me probleme atëherë ata nuk lejojnë zhvillimin e vullnetit tek ata. Sjelljet e prindërve tepër mbrojtës ndikojnë negativisht në zhvillimin e personalitetit të fëmijës. Edhe pse fizikisht ata mund të rriten nga ana tjetër mbeten fëmijë. Personat me një vullnet të dobët nuk arrijnë të përballojnë problemet, ata dëshirojnë të shpëtojnë sa më parë prej tyre dhe nuk marrin përgjegjësi. Sipas tyre jeta është një fushë loje, duhet vetëm të luajnë dhe të zhvillojnë aktivitete zbavitëse. Persona të tillë sillen si fëmijë.

Nëse jeta shkollore nuk u ecën mbarë e braktisin atë. Për këtë arsye përjetojnë probleme në jetën profesionale dhe ndryshojnë shpesh punë. Nëse nuk u shkon mbarë martesa divorcohen. Vitet kalojnë por ata mbesin fëmijë. Persona të tillë mund të reagojnë ashpër dhe në mënyrë të papritur kur përballen me situata stresuese. E kanë të vështirë të kontrollojnë prirjet agresive, shfaqen shpesh me veprime si goditje, thyerje, bërtitje. Nëse nën këtë tablo qëndron një sëmundje duhet kuruar medoemos. Por kura e vërtetë duhet të zhvillohet me psikoterapistin. Nën shoqërinë e psikoterapistit, personi duhet të maturohet dhe të marrë përsipër përgjegjësi.

/Revista Drita Islame, Shtator 2013/

You must be logged in to post a comment Login