Molla e kafshuar

11110991_648577271909682_6454147541803735568_oAjo ishte një vajzë e vogël, e pafajshme dhe gjithë nur. Në dy duart e saj mbante nga një kokërr mollë.
E ëma e saj, e thirri dhe kur e pa me dy kokrra mollë në duar, i tha: ”A ma jep mua njërën?”
Vajza e pa në sy për disa sekonda të ëmën, mandej e kafshoi njërën nga mollët shpejt e shpejt, pastaj kafshoi dhe tjetrën.
E ëma u habit nga ky gjest i së bijës dhe mendoi se ajo nuk dëshiron t’i japë asnjërën nga mollët, prandaj dhe i kafshoi. Disi e zhgënjyer, pa folur fare i ktheu shpinën të bijës dhe u nis për në kuzhinë.
E bija iu turr nga pas dhe duke i zgjatur njërën nga mollët i tha: ”Mami, merre këtë se kjo qenka më e shijshme dhe më e ëmbël!”
Sado përvojë dhe dije të kesh, sado më i madh se tjetri të jesh, mos u nxito ti gjykosh të tjerët, por jepu pak kohë sa ta sqarojnë qëndrimin dhe qëllimin e tyre.

You must be logged in to post a comment Login