Mliarderi Patrice Motsepe dhuron gjysmën e pasurisë për të varfrit

Patrice Motsepe

51 vjeçari Patrice Motsepe njoftoi se do të jepte gjysmën e pasurisë së tij një fondacioni bamirësie, sipas thirrjes së Bill Gates dhe Warren Buffett.

“Nevojat dhe sfidat janë të mëdha dhe ne shpresojmë se angazhimet tona për donacion do të nxisin Afrikën e Jugut të ndihmojë dhe ta kthejë botën në një vend më të mirë”, deklaroi Motsepe për mediat.

“Kam vendosur disa kohë më parë të jepja të paktën gjysmën e pasurisë sime familjare për të ndihmuar afikanojugorët e defavorizuar dhe të varfër”, theksoi Motsepe.

“Paratë e dhuruara do të përdoren në mënyrë që të përmirësohen kushtet e jetesës në Afrikën e Jugut”, shtoi bashkëshortja e tij, Precius për radion “702”.

Sipas revistës “Forbes”, Patrice Motsepe, i cili kontrollon grupin e minierave “African Rainbow Minerals”, renditet në dhjetëshen e parë të njerëzve më të pasur në Afrikë me një pasuri që shkon në 2,65 miliardë dollarë.

 

You must be logged in to post a comment Login