Mirësitë e Ramazanit trokasin në dyert e myslimanëve të Vaut të Dejës

Pasdreken e së hënës, më 21 korrik 2014, Myftinia Shkodër mundësoi shpërndarjen e “Shportës ushqimore të Ramazanit”për 30 familje myslimane në Bashkinë Vau i Dejës.

I pranishëm në këtë vepër bamirëse, në këto ditë të Muajit Ramazan, ishte edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari. Në takimin e tij me besimtarët e pranishëm, Myftiu theksoi se Muaji Ramazan është një mundësi më shumë për t’u takuar me njëri-tjetrin dhe për të parë nga afër gjendej edhe realitetet në të c ilat jetojnë myslimanët në Zonën e Shkodrës.

Në fjalën e tij, Myftiu Sytari theksoi: “Ne jemi myslimanë, kudo që të jemi, e kemi për detyrë fetare e morale që të ruajmë identitetin tonë, të dëshmohemi si njerëz ndërtues të urave të komunikimit me të tjerët, edhe pse nuk janë si ne, si dhe të ruajmë vlerat tona islame të harmonisë dhe bashkëjetesës, duke respektuar njëri-tjetrin”.

Myftiu shprehu kënaqësinë e tij për këtë takim dhe u lut për besimtarët myslimanë të kësaj zone, për mbarësi, shëndet, besim dhe ruajtje të vlerave islame, që janë njëkohësisht edhe tabani i vlerave kombëtare shqiptare.

Në vijim, Myftiu u angazhua se Myftinia Shkodër do të ndjekë me shumë seriozitet
gjendjen dhe realitetet në të cilat jetojnë këto familje myslimane dhe se, me mbarësinë e Allahut, ky ishte vetëm i pari i një sërë takimesh dhe detyrimesh që Myftinia Shkodër ka ndaj besimtarëve të vet në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Po në të njëjtë ditë, “Shporta ushqimore e Ramazanit 1435”, u shpërnda edhe për nevojtarë të fshatit Ganjollë, nën përkujdesjen e imamit të xhamisë, z. Erion Hasmegaj.

IMG_7761

IMG_7729 IMG_7740

You must be logged in to post a comment Login