Ministria e Kulturës ekspozitë të përbashkët me komunitetet fetare   

Ka hapur dyert ekspozita “Besim”, realizuar nga Ministria e Kulturës dhe komunitetet fetare nën lajtmotivin “Sepse besuam te Zoti…”.

Kjo ekspozitë vjen si homazh për të gjithë ata hoxhallarë e priftërinj të persekutuar e të vrarë gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri, për shkak se mbrojtën kauzën  e tyre, besimin.

Në hapjen e ekspozitës ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, krerët  komuniteteve fetare në vend, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, personalitete nga bota e artit dhe kulturës, përfaqësues të trupit diplomatik, miq e të ftuar.

Në ekzpozitë janë paraqitur foto të personaliteteve fetare dhe momente nga rihapja e objekteve të kultit dhe rikthimi i besimit në jetën e shqiptarëve në vitet ‘90.

Ekspozita e çelur më 20 shtator në ambientet e Muzeut Historik të Tiranës,  nëkuadër të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, do të qëndrojë e hapur deri më 30 tetor 2014.

/Drita Islame/

ekspozita besim (2)  ekspozita besim (4) ekspozita besim (5) ekspozita besim (6) ekspozita besim (3)ekspozita besim (7)

ekspozita besim (1)

You must be logged in to post a comment Login