Ministri i Jashtëm i Austrisë: Islami nuk ka lidhje me terrorizmin  

kurzPasi mori pjesë në marshimin e paqes  kundër sulmeve terroriste të ndodhura ditëve të fundit në Paris, Ministri i punëve të jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, foli për gazetën Dies Presse, ku u shpreh se islami nuk mund të barazohet me terrorizmin.

“Islami nuk mund të barazohet me terrorizmin. Një këndvështrim i cili i bën të dyshimtë të gjithë myslimanët do të ishte fatal. Por ne duhet ta pranojmë se pas këtyre ngjarjeve fshihet një ideologji, një islam politik, i cili nuk përshtatet me vlerat tona dhe të cilin duhet ta luftojmë”, tha ai.

Ai gjithashtu dënoi të gjithë sulmet e organizuara kundër xhamive dhe femrave të mbuluara.

Duke pohuar se krahas politikave mbrojtëse duhet të forcojmë  dhe lidhjen  në mes botës Islame dhe Europës Kurz dënoi dhe aktet e dhunës të drejtuara kundër xhamive dhe femrave të mbuluara.  “Ne duhet t’i vlerësojmë seriozisht problemet tona. Zonat më të rrezikuara dhe problematike duhen kontrolluar më shpesh”, u shpreh Kurtz, duke theksuar edhe një here se terrorizmi sjell me vete dhe reaksione të gabuara kundër vetë myslimanëve.

“Në lidhje me propozimin ligjor do të organizohen seanca të ndryshme dhe në këta seanca do të marrin pjesë dhe përfaqësues të Bashkësisë islame,” tha Kurtz, duke  i dhënë përgjigje dhe pyetjeve në lidhje me miratimin e një  ligji islam në parlament. “Ne nuk  mund të lejojmë të krijohet një atmosfere negative kundër myslimanëve ndërkohë që luftojmë një rrymë kaq të rrezikshme si Islami politik”, u shpreh Kurz, duke pohuar se protestat e planifikuara të zhvillohen në muajin Shkurt në Pegida nuk do të ndihmojnë në përmirësimin e situatës.

vienna-mosque-outside

 

 

 

You must be logged in to post a comment Login