Mekë, kryetari Skender Bruçaj në konferencën mbi luftën kundër terrorizmit  

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, merr pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi luftën kundër terrorizmit, e cila po zhvillohet në Mekë të Arabisë Saudite.

Në këtë konferencë marrin pjesë personalitete të shquara të jetës politike, fetare e akademike, të ardhur nga vende të ndryshme të botës.

Konferenca, e cila organizohet nga Liga Botërore Islame (Rabita) dhe nën kujdesin e mbretit të Arabisë, Selman bin Abdulaziz, ka filluar më 22 shkurt dhe do të zgjasë deri më 25 shkurt 2015.

Sesioni i parë i konferencës u hap me këndim Kur’ani dhe më pas iu dha fjala shejhut të Ez’herit, ndërsa më pas foli myftiu i Arabisë Saudite, guvernatori i Mekës, si dhe Sekretari i Ligës Botërore Islame, Abdullah Et-Turki.

Kryetari Bruçaj shoqërohet nga drejtori i Haxhit dhe Koordinimit me Botën Islame z. Hamdi Çurri.

IMG-20150222-WA0029 IMG-20150222-WA0030IMG-20150223-WA0001

You must be logged in to post a comment Login