Medresistët e viteve 1950-60, takim në Universitetin Bedër

Medresistët e diplomuar në vitet 1950-60 në Medresenë e Tiranës janë mbledhur sot në ambientet e Universitetit Bedër, të ftuar nga rektori Dr. Ferdinand Gjana.

Ky takim është zhvilluar për të vlerësuar edhe një herë kontributin e shquar, që kanë dhënë medresistët e vjetër të Shqipërisë në ringjalljen e jetës fetare pas viteve ’90.
Në këtë takim merrnin pjesë gjithashtu ish-kreu i KMSH-së, aktualisht Kryetar Nderi, H. Selim Muça, nënkryetari i KMSH-së, z. Bujar Spahiu dhe Drejtori i Burimeve Njerëzore, z. Dorian Demetja.
Një pjesë e mirë e tyre kanë mbajtur detyra të rëndësishme në drejtim të strukturave të Komunitetit Mysliman ndër vite dhe disa nga ata vazhdojnë akoma detyrën si myfti apo imam në disa qytete të Shqipërisë.

10437449_1035370516480782_5974227231338597410_n

IMG-20150608-WA0017

IMG-20150608-WA0018

You must be logged in to post a comment Login