Medresistët e Tiranës dhe Kavajës, fitues medaljesh në SHBA

10295317_747404525304466_5129377355175632637_oNë datat 28 prill – 4 maj 2014 në Houston, Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u zhvillua Olimpiada Ndërkombëtare e Projekteve Inxhinierike e Mjedisore për energji botërore të qëndrueshme (I-SWEEP 2014) ku u paraqitën mbi 380 projekte të 70 vendeve të ndryshme të botës.

Nxënësit e Medresesë “H. Ali Korça” Kavajë, Julian Ostaku dhe Donald Tafa së bashku me mësuesin e tyre Salih Ergun ia arritën që të fitojnë medalje argjendi në këtë garë të përvitshme.

Medreseja e Tiranës u paraqit në kategorinë mjedisore me projektin “Metoda të reja për reduktimin e depërtimit të radiacionit”, i përgatitur nga nxënësit Erald Fezullau dhe Erion Rika.
Nxënësit e mësipërm, të drejtuar e ndihmuar nga mësuesi i fizikës z. Dorian Burrnazi fituan vendin e tretë dhe u nderuan me medalje bronzi.

1522886_747402401971345_8277182893584995650_o10295326_747401975304721_2318506659897863147_o

You must be logged in to post a comment Login