Medresistët e Korçës, medalje argjendi në olimpiadën IYIPO

10264142_793019174044674_5056659296610243285_oDy nxënës të Medresesë së Korçës, Albi Hoxha dhe Lorend Zaçellari, morën pjesë në olimpiadën IYIPO, që këtë vit u organizua në Gjeorgji.

Nxënësit e kësaj shkolle, midis 36 shteteve pjesëmarrëse dhe 193 projekteve të paraqitura zunë vendin e dytë duke fituar medaljen e argjendtë.

Ata në projektin e tyre matën kohën e reagimit të njeriut.
Çdo njeri ka një kohë reagimi të përcaktuar. Kjo kohë mund të zgjatet për shkaqe të ndryshme si: plakja, përdorimi i alkoolit, udhëtimet e gjata etj…

Me anë të projektit të tyre ata mund ta përcaktojnë nëse një njeri është apo jo i aftë t’i japë makinës me një vizore të thjeshtë.

Përcaktuan 4 grupe njerëzish duke i matur kohën e reagimit për 300 milisekonda.

1. Njerëzit që kanë 50 miligram alkool në gjak.

2. Njerëzit me moshë mbi 80 vjeç.

3. Njerëzit që kanë përdorur makinë mbi 8 orë pa pushim.

4. Grupmosha 0 – 5 vjeç.

Sipas kërkimit të bërë, mos përdorimi i makinës dhe qëndrimi larg trafikut i këtyre 4 grupeve ul rrezikun dhe përqindjen e aksidenteve.

Në përfundim të këtij studimi zbuluan se koha e reagimit te femrat është më e ngadaltë sesa çdo grup i sipërpërmendur i meshkujve dhe se meshkujt janë drejtues më të aftë sesa femrat.

 

You must be logged in to post a comment Login