Medresetë zhvillojnë provimet e pranimit për vitin 2015

11059618_937560272955556_7288258189724457712_oMë datë 26 prill 2015, në disa nga medresetë e vendit u zhvillua provimi i pranimit ku morën pjesë më shumë se 2 mijë nxënës (djem dhe vajza) të klasave të nënta.

Nxënësit pjesëmarrës konkurruan për të studiuar në një nga medresetë të ci lat ndodhen në qytetet Tiranë, Elbasan, Korçë, Kavajë dhe Berat.

Testi përbëhej nga 85 pyetje të profilit shkencor dhe shoqëror. Fakti që këto disiplina janë gjithashtu provime me detyrim në përfundim të ciklit 9-vjeçar u dha pjesëmarrësve mundësinë për të testuar veten e tyre në prag të këtij provimi.

Rezultatet e provimit do të shpallen ditën e enjte, 30 prill 2015, në gazetën “Panorama” dhe në secilën nga shkollat respektive.

Pas publikimit të rezultateve, fituesit do të kenë mundësinë të regjistrohen në shkollat përkatëse.

11083795_937560656288851_6044753228529987578_o 11155029_937560036288913_8877776105836307342_o 11174393_937559726288944_4553433291640490183_o 11174684_937561052955478_799656075056571397_o 11187167_937560142955569_3493697107129982013_o11157391_937560402955543_378766255981980462_o




You must be logged in to post a comment Login