Medresetë shqiptare festojnë 101 vjetorin e Pavarësisë

Në kuadër të 101 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë të gjitha Medresetë në Shqipëri, kanë organizuar programe festive dhe përkujtuese.

M beratit2Medreseja e Beratit

Medreseja e Beratit, më datë 27.11.2013 me rastin e 101 Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë organizoi një aktivitet me nxënësit e shkollës në pallatin e kulturës, Berat.

Nxënësit e Medresesë së Beratit me rastin e kësaj ngjarjeje madhështore, kishin përgatitur një program rreth fakteve historike gjatë viteve të shpalljes së Pavarësisë, këngë, vjersha e recitime në lidhje me pavarësinë.

Ne këtë program festiv morën pjesë kryetari i bashkisë z. Fadil Nasufi, përfaqësues të prefekturës e të qarkut, nxënës e mësues të shumtë si dhe të ftuar të tjerë. Programi filloi me himnin kombëtar, i cili e ndezi dukshëm atmosferën në sallë.

SONY DSCMedreseja e Kavajës

Mbresëlënës ka qenë edhe aktiviteti në Medresenë e Kavajës, me interpretimet e eseve të përgatitura nga nxënësit, enkas për këtë eveniment. Ndërsa një moment i veçantë i programit ishte edhe interpretimi teatral nga nxënësit të një momenti  historik siç është Shpallja e Pavarësisë nga Ismail Qemali dhe burrat e Shqipërisë të asaj kohe. Nuk kishte si të mungonte edhe kori i shkollës me këngë patriotike të cilat ishin frymëzim për të gjithë të pranishmit.

 

 

m korces2Medreseja e Korçës

Më datë 27.11.2013  Medreseja e Korçës organizoi një program festiv me rastin e festave të 28-29 Nëntorit. Aktiviteti i mbushur me këngë e poezi patriotike të përgatitura nga nxënësit e bënë edhe më të gëzueshme dhe më të bukur këtë ditë.

Në fund të aktivitetit u organizua edhe një koktej me të ftuarit.

 Ndërkohë më herët edhe Medreseja e Elbasanit dhe ajo e Tiranës organizuan programe të tilla, ku ai në kryeqytet ishe edhe më i vlerësuari.

 

You must be logged in to post a comment Login