Medreseja “Liria” merr pjesë në panairin e Elbasanit

Në kuadër të aktiviteteve zhvilluar me rastin e Ditës së Verës, Medreseja “Liria” në Elbasan hapi nje stand promovimi në panairin e organizuar në Pallatin e Sportit të Elbasanit, i cili u vizitua nga mijëra vizitorë të këtij qyteti.
Standi e Medresesë u vizitua gjithashtu nga përfaqësues të lartë të shtetit, si Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kreu i opozitës Lulzim Basha, prefekti i qarkut të Elbasanit Arben Kamami, kryetari i Bashkisë Elbasan Qazim Sejdini, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, etj., të cilët u njohën me Medresenë e Elbasanit dhe shprehën vlerësimet e tyre për shkollën dhe sistemin arsimor të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Gjatë ndalesës së tij z. Rama pa nga afër projektet e përgatitura nga nxënësit e shkollës dhe vlerësoi arritjet dhe sukseset e kësaj shkolle. Gjatë këtij takimi, nxënësi i medresesë Ahmed Samuri i dhuroi kryeministrit një pikturë me portretin e vetë z. Rama vizatuar nga nxënësi i medresesë me laps.

11071671_854991597894730_8987318337855734515_n 11068241_854991651228058_1280216859811735628_n 10646837_854991581228065_4243485854632928727_n 10628467_854991971228026_6913490994920694334_n 10615455_854991904561366_8674663053198223478_n 10605996_854991514561405_8104535776662005418_n 522154_854991821228041_652791809921093969_n 19219_854991857894704_3558366218141732904_n 13506_854991707894719_8206632462819678104_n 11072199_854991374561419_5439537625743018538_n

You must be logged in to post a comment Login