Medreseja e Tiranës organizon programin “Dita e Kuranit”

Në  medresenë e Tiranës u zhvillua programi i “Dita e Kuranit Kerim”. Ky program u zhvillua enkas për nxënësit fillestar  të cilët këtë vit sapo kanë mësuar të lexojnë fjalën e Allahut.

Në këtë program morën pjesë përfaqësues nga Komuniteti Mysliman, pedagogë nga universiteti  Bedër, prindër, mësues, etj. Qëllimi i këtij programi është njohja e njerëzve me fjalën e Allahut (xh.sh) dhe ripërtëritjes së dëshirës për ta lexuar sa më shumë atë.

Në vazhdim të programit u përcollën mesazhe domethënëse për Librin e Shenjtë. “Kurani është këshillë e mbushur plot mençuri.”
“Ai është gjykatësi që e ndan të vërtetën nga gënjeshtra.” ; “Ai është rruga më e drejtë. Kush flet duke iu mbështetur atij, gjen rrugën e drejtë.”;  “Kush vepron sipas tij, shpërblehet; kush gjykon me të, gjykon me drejtësi.”, ishin këto disa nga mesazhet e përcjella nga të profesorë e të pranishëm.

Si çdo vit, programi u mbyll me shpërndarjen e librit të Kuranit si dhuratë për nxënësit .

“Me i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson atë të tjerëve.” (Hadith)

/Drita Islame/

You must be logged in to post a comment Login