Medreseja e Korçës, ndihma në Lekas e Lozhan (VIDEO)

LEKAS

LOZHAN

 

 

Një nga fushatat sensibilizuese më interesante ishte edhe  ajo që ndërmori edhe medreseja e Korçës. Koktejli i organizuar nga kjo shkollë, në të cilën morën pjesë prindër, biznesmene dhe të ftuar, mblodhi të ardhura të konsideueshme në ndihmë të familjeve të izoluara. Me lekët qe u mblodhën nga ky koklejl, u përgatitën 150 pako me nga 26 kg secila.

Në fundin e 10-ditëve të lodhshme për hapjen e rrugëve nga ana e Prefekturës, Ushtrisë dhe Drejtorisë së Rrugëve, dhe pas 3-ditëve të lodhshme dhe të vështira për të arritur si dhe me ndihmën e Allahut, proferore dhje nxënës të medresesë arritën të hyjnë në fshatin e Lekasit. Në total u shpërndanë ndihma për 150 familje në një vlerë prej 4 milion lekësh.

Ndalesa e dytë e Fushatës së Ndihmës do të ishte Komuna e Lozhanit. Në këtë komunë u dërguan një total prej 100 kutish, të cilat të mbushura plot kishin brenda ushqimet bazë për familjet e bllokuara në fshatrat e kësaj komune, si pasoje e dimrit të ashpër të këtij viti.

/Drita Islame/

LEKAS

[youtube -3-QI6o_IlA]

LOZHAN

[youtube kp8_Q03byfg]

You must be logged in to post a comment Login