Medreseja e Kavajës, program për kalimin në Kuran

Medreseja e Kavajës organizoi një program në qendrën kulturore të qytetit me rastin e kalimit në Kuran të dhjetëra nxënësve të kësaj shkolle.  Ky aktivitet është kthyer tashmë në një ritual të përhershëm në të gjitha medresetë e vendit i cili konsiston në hyrjen në Kuran për nxënësit e rinj.

Aktiviteti i organizuar në qendrën e Kulturës së Qytetit të Kavajës u tejmbush nga spektatorët, kryesisht familjarë dhe të afërm të nxënësve, por jo vetëm.

Hapjen e programit e bëri nxënësi Albert Çala më lexim të pjesëve të Kuranit dhe më pas programi vazhdoi më këndimin e ilahive, lexim të  Kuranit dhe fjalët përshëndetëse të drejtorit të medresesë së Kavajës, Myftiu i Kavajës si dhe profesorë të Kuranit.

Programi vazhdoi më tej me transmetimin e dokumentarëve të shkurtër rreth Kuranit. Në përfundim Të gjithë nxënësit e klasave të 10-ta morën certifikatat përkatëse dhe Kuranë të rinj. Nxënësve ua shpërndanë çmimet e vyera Myftiu i Kavajës z. Besnik, nëndrejtori i shkollës Z. Eldores dhe mësuesi i lëndëve fetare Z. Ivan. /Drita Islame/

 

 

 

You must be logged in to post a comment Login