Medreseja e Kavajës, konkurs mbi revistën “Drita Islame”

konkursi mk (2)Departamenti i Shkencave Islame dhe Drejtoria e Medresesë së Kavajës, organizuan një konkurs mbi përmbajtjen e revistës së përmuajshme “Drita Islame”.

Konkursi konsistonte në një testim, i përbërë nga 30 pyetje, ku mbi gjysma e nxënësve kanë marrë pjesë. Për këtë drejtoria ka stimuluar nxënësit që kanë zënë vendet e para, përmes ndarjes së çmimeve simbolike.

Provimi është kryer ditën e premte më 25 tetor 2012 dhe rezultatet janë shpallur ditën e hënë më 28 tetor 2012, në ceremoninë e mëngjesit të shkollës. Vendin e parë e ka zënë nxënësi i klasës së 12/C  SHKELZEN SUBASHI ku nga 30 pyetje ka shënuar 27 përgjigje të sakta dhe vendin e dytë e ka zënë nxënësi i klasës 11/B  ARMIR JANGULLI  me 22 përgjigje të sakta, ndërsa vendin e tretë e ka zënë nxënësi i klasës së 12/C  ASTRIT TOLA, me 21 përgjigje të sakta. Çmimet kanë qenë simbolike, vendi i parë 3.000 lekë, vendi i dytë 2.000 lekë dhe vendi i tretë 1.000 lekë.

Burime nga drejtoria, njoftojnë se ky konkurs do të zhvillohet çdo muaj me qëllim që të rritet niveli i dijes së nxënësve

Nxënësit kanë shprehur vlerësimet e tyre mbi përmbajtjen e revistës dhe shumë të tjerqë janë regjistruar për konkursin e radhës, për revistën e muajit nëntor.

/Klodian Tafani – Drita Islame/

 

 

You must be logged in to post a comment Login