Medreseja e Elbasanit feston 101 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Medreseja e Elbasanxit - Pavaresia (1)

Me rastin e 101 vjetorit të Pavarësisë edhe Medreseja e Elbasanit, organizoi një program festiv ku morën pjesë nxënës, mësues e prindër si dhe shumë të ftuar të tjerë.

Programi filloi me himnin kombëtar, i cili e ndezi dukshëm atmosferën në sallë. Më pas nxënësit kënduan këngë patriotike si dhe vjersha ku ngritën vlerat kombëtare dhe patriotike.
Në fjalën e tij përshëndetëse drejtori i shkollës z. Jakup Shahin ndër të tjera u shpreh se, Shqipëria është një vend me histori të lashtë dhe patriotët e Elbasanit me në krye Aqif Pashën dhanë shumë për këtë qytet dhe për Shqipërinë.

Ndërsa myftiu i Elbasanit z. Agim Duka vlerësoi lart kontributin e patriotëve elbasanas në shpalljen e Pavarësisë.

Më pas për të pranishmit u shtrua edhe një koktej dhe u pre torta e Pavarësisë.

/Drita Islame/

Medreseja e Elbasanxit - Pavaresia (4)

Medreseja e Elbasanxit - Pavaresia (3)  Medreseja e Elbasanxit - Pavaresia (5) Medreseja e Elbasanxit - Pavaresia (6)Medreseja e Elbasanxit - Pavaresia (2)

You must be logged in to post a comment Login