Medreseja e Cërrikut “Liria” përkujton Profetin (s.a.v)

Në kuadër të ditëlindjes se profetit “Muhammed (s.a.v)” medreseja “Liria” në Cërrik organizoi gjatë dy javëve aktivitete në përkujtim të kësaj figure hyjnore që transmetoi fjalën e Zotit (xh.xh) nëpërmjet Kur’an-it

Nxënësit kënduan salavate për nder te tij, me qëllim fitimin  e kënaqësisë së Zotit. Më pas në aspektin letrar u zhvillua një konkurs me recitime, kënge dhe ese.

Eseja me e bukur kushtuar profetit “Muhammed (s.a.v)” ishte ajo e nxënësit Flavjo Mate (10c) e cila karakterizohej nga një origjinalitet dhe me një ndjeshmëri të lartë e pasuri mendimesh në lidhje me aktivitetin dhe rolin e tij në zhvillimin e njerëzimit.

Ese të tjera të bukura ishin ato të shkruara nga nxënës te klasave  të 11 dhe 12 si, Blerand Ismaili, Klaudio Bicaku, Aurel Senja, Jurgen Tona, Dervish musaj etj.

Aktiviteti u zhvillua javën e parë të muajit shkurt, ku morën pjesë të gjithë nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle.

/Drita Islame/


You must be logged in to post a comment Login