ME SYRIN E ZEMRËS 8

[youtube 4YUgZjfgSm4]

Tema “Talenti dhe Besimi” ka çelur javën e dytë të emisioneve. Ajo ka sjellë në studio këngëtarin e njohur Sidrit Bejleri dhe regjisorin e talentuar Armando Bora.

Të dy artistët kanë rrëfyer për jetën e tyre para njohjes me Islamin. Ata theksuan se ishte pikërisht kjo fe që i ndihmoi të kuptonin sekretin e jetës dhe i nxiti për të bërë një jetë të disiplinuar e në përputhje me urdhëresat e Zotit në Kuran.

Këngëtari i njohur dhe mjaft i dashur për publikun, Sidrit Bejleri, theksoi se “Islami më ka mësuar që të jem mirënjohës ndaj Zotit për talentin dhe për gjithçka që më ka dhuruar në jetë. Kjo fe jo vetëm më ka ripërtërirë, por më ka motivuar të korrigjoj dhe përmirësoj raportet e mia me të tjerët dhe t’i ndërtoj ato në bazë të asaj që është në funksion të së mirës”. Sipas tij, praktikimi i fesë islame nuk ka qenë kurrë pengesë, por i ka shërbyer si shtytje për të bërë përpara në çdo fushë të jetës dhe sidomos në profesionin e tij që e ka bërë aq shumë të njohur tek artdashësit shqiptarë.

Ndërsa regjisori Armando Bora, një ndër emrat më të spikatur në fushën e dramaturgjisë, ka pohuar se njohja me Islamin i ka ndryshuar jetën dhe e ka ndihmuar që gjithçka ta shohë me optimizëm.

You must be logged in to post a comment Login