ME SYRIN E ZEMRËS 7

[youtube vKNX9y7TBrg]

Tema që ka mbyllur javën e parë të Ramazanit ishte “Bujaria dhe Solidarizimi” me të ftuar z. Ali Zaimi, kancelar i Komunitetit Mysliman dhe z. Agim Baçi, publicist.

Ata kanë folur për rëndësinë e madhe që Islami i kushton bujarisë. Mes të tjerash ata janë shprehur se qysh në fjalët e para të Kuranit, bëhet e qartë se Zoti e ka cilësuar veten me bujari, teksa thotë: “Lexo, se Zoti yt është më bujari…”

Kancelari Ali Zaimi u shpreh se “fjala bujari përmbledh punët e pëlqyera dhe të mira, dhe nuk ka për qëllim vetëm dhënien si dhënie, por dhënia është plotësues i kuptimit të saj, sepse t’i bësh mirë dikujt është plotësim i të mirave, ndërsa bujari do të thotë shtim i të mirave dhe mirësive”.

Ndërsa publicisti i njohur z. Agim Baçi, pasi trajtoi vlerat e shumta që ka ky gjest në pikëpamje sociale, ndau me teleshikuesin një eksperiencë personale, duke dashur të bëjë më të prekshme rëndësinë dhe nevojën që ka sot njerëzimi dhe në veçanti shqiptarët për të ringjallur disa nga virtytet dhe traditat e tyre më të mira.

 

You must be logged in to post a comment Login