Lindja e Profetit (a.s.)

trendafil

Studimi e kërkesa, si dihet, po vazhdojnë pa prerë për të gjetur djepin e parë të përparimit njerëzor. Me fjalë të tjera: vallë ku filloi ky përparim, mbresat e të cilit arrijnë deri te qindvjetëshi ynë. Ky studim e kjo kërkesë, për një kohë të gjatë, pohonte se Egjypti ishte djepi i parë i përparimit për 6000 vjet me radhë dhe se më përpara kësaj kohe këthehemi në kohëra prehistroike që zbulimi i tyre, simbas methodës shkencore të vërtetë, është i vështirë. Faktet historike të historisë të afërme na vërtetojnë se dijetarët e Antikitetit kanë gërmuar e kërkuar dhe po vazhdojnë të gërmojnë e të kërkojnë në Irak (Mesopotamie) dhe në Syrie duke shpresuar të kuptojnë e të gjejnë rrënjët e përparimit Assyerin dhe Finicien dhe duke dashur të vërtetojnë epokën te e cila zënë fill a më mirë këthehen këto dy përparime: a është një epokë që parakalon epokën e përparimit Egjyptian Faraonik apo është pasardhës i këtij përparimi i influencuar prej tij? Çdo gjë që ka për të nxjerrë në shesh kërkimi i dijetarëve t’Antikitetit në këtë anë të historisë, nuk do të ndërrojë asgjë prej së vërtetës mbasi kërkimi n’Antikitet e Çinës dhe të Lindjes së Largët nuk ka zbuluar ende diçka që t’i kundërshtoj. Kjo e vërtetë është gjithnjë se djepi i përparimit të njeriut të parë a të lashtë, qoftë Egjypti, qoftë Fenicia ose Assyeria, ishte i puqun me brigjet e detit Mesdhetar dhe ato të Detit të Kuqi, shto edhe se Egjypti ishte qendra më e fortë prej së cilës rrodhi rryma e përparimit të parë, një herë për në Greqi, pastaj edhe për në Romë. Gjithashtu duhet të përmendim se përparimi botëror në këtë qindvjetësh, në të cilin jetojmë, vazhdon të ketë lidhje të ngushtë e marrëdhënie të fortë me atë përparim të parë dhe se çdo gjë që ka të bëjë me historinë e përparimit n’ato vende dhe që e ka zbuluar kërkimi në Lindjen e Largët nuk pat lënë ndonjë vragë të dukshme në ndonjë kohë n’orientimin e përparimevet: Faraonik, Assyrian dhe Grek. Po, nuk e ndryshoi drejtimin e përparimevet në fjalë as edhe evolusionin e tyre për deri sa këto qenë ndërlidhur e patën ardhur në marrëdhënie me përparimin islamik, i cili la mbresë ndër ta; këta u-influencuanë aqë shumë saqë, në qytetërimin njerëzor qëi shtrohet sot njerëzija, një pjesë e madhe e këtij qytetërimi, ndofta më e madhja dhe më themelorja, meriton të quhet islamike.

Dihet fare mirë prej gjithëkujt se lulëzimi i qytetërimevet të sipërpërmendura, pat arritur shkallën më të mrekulluar n’Egjypt, Assyrie dhe Greqi aqë sa edhe sot është objekt i habisë dhe i admirimit të botës. Lulëzim ky në diturie (shkencë), industrie, bujqësie, tregëtie si edhe n’artin luftarak. Porse, rrënja a gurra prej të cilës këto qytetërime burojshin dhe fuqizoheshin ishte në çdo periudhë apo gurrë këjo që vërtitej nga një anë ndërmjet trinitetit të vjetër egjyptian, i cili përfytyrohej n’Osiris, Isis dhe Horus që i bënte shenjë unjisimit të jetës në rrënimin dhe përtëritjen e saj, në immortalitetin e pakëputur që kapërcente prej prindërve të bijtë dhe nga ana tjetër ndërmjet t’idhujtarisë greke që përfytyrohej në të Vërtetë (El Hakk), në të mirën (el hajr) dhe në të bukurën (el xhemal), përfytyrim ky i marrur prej shfaqëjeve të qënmërisë që i shtrohen ndjenjës. Përsëri ndryshoi pastaj aq shumë shkallëvet (Dunëja el meratibi) në qindvjetorin e ndryshëm të dekadencës dhe t’errësirës. Porse, rrënja apo gurra mbeti gjithnjë themeli i këtyre përparimevet që trajtuan ecjen e botës, rrënjë këjo e cila ka lënë edhe një mbresë të madhe në përparimin e qindvjetësishit në të cilin jetojmë – sado që ky i sotëshmi përpiqet t’i shpëtojë duke e përballur – i cili po tërhiqet gradualisht drejt saj. Kush e di ndofta, do ta inkorporojë mbrenda suazës së sajë në të ardhëshmen e afërt ose të largët!

Në këtë medium, në të cilin përparimet u mbështetën mbi origjinën fetare mijëra vitëra me radhë, u lindën të dërguarit a prijësat e religjioneve të njohura: n’Egjyptë u lind e u rrit Moiseu, i cili përmbysi kryeneçësinë e Faraonit që predikonte me moton “ene rabbuqumul-aëla”; në Palestinë Isai. Si i pari ashtu edhe i dyti pa dyshuar predikuanë Unitetin Hyjnor, megjithëse njerëzit në kohët e errëta të dekadencës e lanë këtë Unitet duke përqafuar dikush një besim dualistik, dikush një besim trinie dhe disa të tjerë një besim pluraliteti.

Ky është një fakt më se i vërtetë. Por, për ta këthyer njerëzinë përsëri drejt Unitetit Origjinal, u pa nevojë të delte një lajmëtar tjetër. Ky ishte Profiti Muhamed (a.s.), i paralajmëruar prej librave të shenjtë e prej devinatorëvet të mëparshëm. U lind n’Arabi, e cila rrethohej n’atë kohë prej dy fuqish të ndryshme, të kundërshtuara njëra me tjetrën. Fuqija e Kristjanismës dhe e Magismës, fuqija e Perëndimit dhe e Lindjes, mbrenda qarkut të të cilave përfshiheshin edhe shtete satelite të vegjëla, që i ngjiteshin ose i shtroheshin përshtypjes së tyre. Ishin këto dy fuqira që e rrethojshin Siujdhesën Arabike në vitet e para të të gjashtit qindvjetor. Megjithëse çdo njëra prej këtyre kishte lakmira të mbëdha kolinizimi dhe shtrirjeje, me gjithë mundimin që harxhojshin burra e religjionevet për të përhapur Ftesën në Besimin që ata besojshin, Siujdhesa mbeti e paprekur sikur t’ishte një Oazie e fortifikuar dhe e sigurtë prej okupimeve dhe kështu do të mbetet gjithnjë e sigurtë dhe larg prej Ftesës Fetare të çdo religjioni që të jetë përveç Islamit. Këjo shfaqëje a ky fenomen duket krejt i habitshëm në Historie. Është kështu me të vërtë sikur të mos gjendej diçka që e shpjegon, e cila është pozita që zë Arabia si dhe natyra (fizike) e saj, duke i shtuar këtyre të dyjavet dhe mbresën që këto lënë në jetën e popullatës së sajë, në moralin e tyre, në animet dhe në prirjet e tyre. Në këtë vend lindi Muhamedi, Ditëlindjen e të cilit e festojnë të tërë besnkët anë e kand botës islame sikur vepruamë edhe ne këtu në Shqipërinë tonë të dashur nëpër faltoret e ndryshme.

Pak më lart përmendëm që në kohën kur lindi Profiti më të forta shfaqëje të qytetërimit botëror qarkullojshin dy pellgjet e detevet; Mesdhetar dhe të Kuq. Është gjithashtu për të përmendur se Kristjanizmi dhe Jahudismi, n’atë epokë, kishin zënë vend për bri njëra tjetrës në mënyrë që edhe po qe se nuk kishin ndonjë armiqësi të dukëshme në mes të tyre, nuk kishin dashuri të dukëshme ndërmjet njëra-tjetrës. Judenjt përmendshin kryengritjen e Isajt kundra fesë së tyre si edhe të dalurit e tij prej saj, aqë sa punojshin në mënyrë sekrete çdo gjë që të mundeshin për të mprapsur dallgën e Krishterimit që i kishte nxjerrë jashtë tokës së premtuar. Judenjt, gjithashtu, kishin arritur të vendosin edhe n’Arabie disa kolonira, një pjesë e tyre kishte zënë vend në Jemen e një pjesë tjetër në Jethrib. Nga ana tjetër edhe Magismi Persjan qëndronte përballë fuqivet të Krishtere për që këto të mos e kalojshin Euphratin për t’u shtrirë në Perësie; ky veprim forcohej prej fuqisë shpirtërore të tërë systemeve dhe institucionevet idhujtare kudo që të gjëndeshin. Porse, rënja e Romës dhe zhdukja e pushtetit të sajë, mbassi u çua kryeqyteti në Bizant dhe tëra ato shfaqëje zbërthimi që ndoqën këtë ndryshim, shkakëtuan, provokuan dhe kompromentuan një situatë tjetër, e cila lejoi të shtohen përsëri partirat e krishtere, duke u zënë e vrarë njëra me tjetrën, duke u gremisur prej gradëvet më të larta të besimit, dhe, së fundi, duke u kufizuar mbrendë prangavet të verbalismës si p.sh. të bieseduarit mbi sasinë e shenjtërisë së Merjemes dhe të parësisë së sajë mbi Birin ose mbi parësin e tij mbi të etj, që paralajmëronin se kudo që gjinden shkaktojnë rrokullisjen e çdo gjëje prej të cilës prej të cilë shkaktohensi edhe i këthejnë njerëzit të bëhen të furishëm e armiq ndaj njëri tjetrit. Ndoth kështu sepse lehet më një anë thelbi duke u preferuar celfat. Pastaj duke i stivosur celfat mbi thelbin shkaktohet të mëshehurit e qëllimit dhe të së vërtetës. Kjo i bën të pamundur njerëzit për t’i çarë ato perde celfash dhe për t’arrirë qëllimin e duhur. Kështu ndodhte në botën që qarkullonte Arabinë kur lindi Muhamedi. Por, ngjarja më apokaliptike se të gjitha të tjerat ishte ajo e përhapjes s’idhujtarisë si edhe adhurimi yjevet në Siujdhesën Arabike, kaq sa për periudha të gjata njerëzit e kishin ngulur bazën e jetës së tyre mbi këtë idhujtari t’errët.

Vendi i lindjes së H. Muhamedit është Mekka. Qysh prej shumë kohësh më parë flitej përmbi një Profit që do të dukej midis arabëvet, gjë kjo që në qarqet e ndryshme Mekkase po provokonte disa shqetësime. Ebu Sufjani një ditë pa qortuar Umejje ibn Ebi Saltin sepse ky i fundit përsëriste ato që përmendshin murgjët rreth kësaj çështje. Ndofta kishte të drejtë që qortonte shokun sepse këta murgjër flasin kështu prej padijes që kishin në religjionin e tyre – mendonte Ebu Sufjani. “Janë vetëm këta, thoshte Ebu Sufjani, që kanë nevojë për Profit për t’u spjeguar religjionin; sa për ne, thoshte ai, ne kemi idhujt që na afrojnë te Zoti që t’i përulemi, prandaj s’kemi nevojë për asnjë Lajmëtar të ri. Është gjithashtu detyrë që ngarkohet mbi ne për t’a luftuar çdo bisedim si këtë ose që t’i përngjajë këtij. Ebu Sufjani ishte i njohur si më i madhi Sycophante i Mekkës. Kishte të drejtë të fliste kështu, sepse ai fliste me atë fanatizmë dhe passion që kishte për Mekkën dhe për idhujtarinë e sajë, nuk e çmonte aspak se Ora e madhe e drejtimi po trokitte te dera, se Profetësija e Muhamedit (a.s.) po afrohej dhe se prej Arabisë idhujtare, që qe lënë fare pas dore, do të ndriçonte të tërë botën, pa ndryshim, Drita e Unitetit dhe Fjala e Vërtetë.

Gjenealogjia e H. Muhamedit a.s.

Duhet përmendur se nga trungu atëror, H. Muhamedi rrjedh si vijon: Është i Bir’i Abdull-llahut që qe lindur në 545 (M. K.), ky bir’i i Abdul Muttalibit që qe lindur në 497, ky bir’i Hashimit që qe lindur në 464, ky bir’i Abdi Menafit që qe lindur në 430, ky bir’i i Kusajit që qe lindur në 400.

Nga trungu nënor është bir’i i zonjës së madhe Aminë, kjo e bij’e Vehebit, ky i bir’i Abdi Menafit, ky i bir’i Zuhresë.

Abdull-llahu, mbasi qe martuar me Aminenë, qëndroi në shtëpin e njerëzve të saj tri ditë, simbas zakonit t’arabëvet kur bëhej martesa në shtëpinë e nuses. Kur u këthye në Mekkë në shtëpin e t’atit (Abdul Muttalibit) së bashku me bashkëshorten, nuk qëndroi gjatë sepse shkoi për tregëtie në Damask, duke e lënë të shoqen shtat-zanë. Më lart vendosëm se Abdull-llahu shkoi për tregëti në Damask. Përpara se të kapërcejmë e të përmendim lindjen e Profetit, le të përmendim një fakt tjetër historik; mbassi Abdull-llahu u vonua në udhëtimin e tij disa muaj në Oazze dhe me t’u kthyer prej udhëtimi, u ndal mysafir te dajat e vet në Medine për t’u shlodhur prej udhëtimit të rëndë e të vështirë dhe për t’u kthyer pastaj me karvanin për Mekkë, ra i sëmurë në shtëpi të dajavet dhe shokët e lanë ashtu të sëmurë duke udhëtuar për Mekkë pa të. Kur arritën këtu, lajmëruanë t’atin për sëmundjen me të cilën ishte goditur i biri. Abdul Muttalibi pa humbur kohë dërgoi në Medinë djalin e madh, Harithin, për të marrë të vëllanë e për t’u këthyer së bashku me të në Mekkë. Por, kur Harithi arriu në Medine, u lajmërua se Abdull-llahu kishte ndërruar jetë. Humbja e Abdull-llahut shkatoi dhimbje, mjerim e hidhërim të thellë tek Abdul Muttalibi sepse kishte humbur djalin më të zgjedhur të tij dhe duke pikëlluar e trishtuar zemrën e shpirtin e Aminesë për humbjen e një bashkëshorti, me të cilin shpresonte se do të kalonte një jetë të kënaqëshme dhe të lumtur.

Lindja e Muhamedit a.s.

Amineja shtat-zënë vazhdoi kështu edhe për një kohë të caktuar deri sa i erdh koha për të lindur. Kur lindi të birin i dërgoi Abdul Muttalibit në Qabe myzhden se iu lind një nip. Plaku u gëzua kur mori lajmin e madh. Solli menjëherë ndërmend Abdull-llahun, duke ngushëlluar dhimbjen që ndjente për të me trashëgimtarin e tij të vocër. Shpejtoi te e reja, e mori djalin me zili midis dy duarvet, eci me të ashtu deri sa arriti në tempull (Qabe) dhe emëroi Muhamed! Sa do që ky emër nuk përdorej shumë prej arabët, ishte i njohur prej tyre. Pastaj gjyshi ia këtheu fëminë s’ëmës dhe mbet në pritje së bashku me të që të vijnë tajat që mëkojnë qumësht për t’ia dorëzuar njërës prej tyre, simbas zakonit të fisnikëve arabë të popullatës mekkase. Ai iu dorëzua kur ende ishte i njomë një gruaje beduine të quatur Halime, e fisit Beni Saëd. Kështu fëmija filloi të rritet në një atmosferë beduine, folës i gjuhës së tyre letrare. E ama e tij, Amineja, vdiq kur ai kishte arritur të gjashtin vit të jetës së tij.

H. Muhamedi u lind pra, prej dy prindërvet të vobegtë në pikpamje pasurije por të pasur në pikpamje fisnikërije dhe grade. Me gjithë këtë djemtë e Hashimit ishin kryetarë të Mekkës dhe mbikqyrshin pusin e zemzemit. Abdull llahu vdiq para se të lindi H. Muhamedi. Ky, mbasi lindi, mbeti nën mbrojtjen e gjyshit të tij, Abdul Muttalibit, por, kur edhe ky ndërroi jetë, e morri në dorëzim xhaxhai i tij Ebu Talibi.

H. Muhamedi qe lindur në 570 M. K., simbas mendimit të shumicës së historianëve. Ndërsa të tjerë e llogarisin se i Dërguari është lindur në 20 prill 571 M.K. Këtë mendim ka edhe i ndjeri Mahmud Pasha el Felekiu i Egjyptit. Ky vendos se Lindja e të Dërguarit ka ndodhë n’agimin e ditës së Hënë, në 9 të muajit Rebiul Evvel, vitin e Elefantit, që i përgjigjet 20 prillit të vitit 571 M. K.

Ibn Abbasi thotë se Muhamedi është lindur ditën e Elephantit. Të tjerë vëndosin se ai është lindur 15 vjet para ngjarjes s’Elephantit. Të tjerë përveç këtyre arrijnë të thonë se është lindur disa ditë pas Elephantit, ose disa muaj, ose disa vitëra; një tufë e llogarit këtë kohë në 30 vitëra, një tjetër në 70 vitëra.

Në të njëjtën mënyrë ranë në konflikt edhe për kohën në të cilën qe lindur, a u lind ditën apo natën, ashtu si ndryshojnë edhe se në cilin vend të Mekkës u lind. Caussin de Perceval, në librin e tij “Essai sur l’Histoire des Arabes” zgjedh që Muhamedi u lind në 20 gusht të vitit 570, d.m.th. Vitin e Elephantit, në Mekkë dhe në shtëpinë e gjyshit të tij Abdul Muttalibit.

Në të shtatën ditë të Lindjes së tij, Abdul Muttalibi urdhëroi të theren mishëra pastaj ftoi burrat e Kurejshivet, të cilët erdhën dhe hëngrën. Kur e morën vesh se e kishte emëruar me emërin e madh, Muhamed, e pyetën se përse hoq dorë prej emëravet të gjyshërve dhe të stërgjyshërvet të tij? U përgjigj: “Desha të jetë i lavdëruar në qiell ndaj Zotit si edhe në tokë prej krijesavet të Tij”.

“Kultura Islame”, Nr. 20-21, Prill-Maj 1941 

(Revista Drita Islame, Janar 2013)

 

You must be logged in to post a comment Login