Letra e fundit e Alija Izetbegoviç
Pas pesë vitesh të ndarjes nga jeta të Alija Izetbegoviç – Allahu e pastë mëshiruar – mjekët e ish presidentit boshnjak kanë publikuar letrën e gjetur në shtratin e tij të vdekjes.
Pjesë e letrës janë edhe disa vargje poetike nën titullin “Letër vetes”, të cilën rahmetliu i kishte shkruar vetëm pak para se të ndahej nga jeta e kësaj bote.
Edhe nëse koka të mbërrin lart në qiell,
Dije se vdekja do të jetë fundi yt.
Nëse shëtit botën, lindje e perëndim
Pushimi (moslëvizja) do të jetë fillimi yt.
Sa shumë miq pret në këtë jetë,
Por, një ditë do të vijë një mik që fare se do e se pret.
Çdo gjë do të përfundojë për të filluar jeta jote pas vdekjes,
Kjo botë do të përfundojë, andaj bëhu i drejtë!
Përktheu: Sedat Islami




















