Lëngjet më të shëndetshme

Fruit juiceUji është lëngu më freskues, por kemi dhe alternativa të tjera të cilat do t”ju mbrojnë nga sëmundjet dhe do t”ju bëjnë të ndiheni mirë dhe të përforcojnë sistemin tuaj imunitar.

Çaji jeshil

Çaji jeshil është një bimë e rrallë që përmban antioksidues të fuqishëm si flavonoidet dhe polifenolet. Ndikon në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme si osteoporoza, sëmundjet e zemrës, kanceri. Krahas kësaj me ndihmën e florit që përmban mbron dhe shëndetin e dhëmbëve dhe gjallëron metabolizmin. Çajin jeshil mund ta konsumoni me akull, limon, kanellë apo karanfil.

Dhallë me nanexhik

Nanexhiku është një bimë e dobishme kundër dhimbjeve, ekuilibruese e sistemit tretës dhe efektive në lehtësimin e përzierjeve të stomakut. Kur çaji me nanexhik konsumohet pas ushqimit ndihmon në tretjen më të shpejtë të ushqimit, heq fryrjen dhe ndihmon në dobësim. Një çaj jeshil me nanexhik apo dhalli me nanexhik të bën shumë mirë në muajt e nxehtë të verës.

Qumësht me kanellë

Qumështi është produkti më ideal për të plotësuar nevojën e trupit tuaj për kalcium. Përmbajtja e vitaminës D përshpejton dhe depozitimin e kalciumit. Edhe kur minimizohet yndyra rritet përthithja e kalciumit. Qumështi është një produkt ekuilibrues i sheqerit në gjak dhe përshpejtues i procesit të djegies së yndyrave. Nëse ju ka shkuar mendja për një ëmbëlsirë konsumoni një gotë qumësht me kanellë dhe akull.

Kakao e ftohtë

Kakao ka efekt mbrojtës ndaj sëmundjeve të zemrës. Krahas kësaj është si një qetësues për shkak të rritjes së prodhimit të serotoninës. Mund të konsumoni një qumësht pak të yndyrshëm duke i shtuar pak kakao dhe ëmbëlsues bimor.

Ujë mineral me domate

E pasur me likopen, domatja të mbron përballë shumë llojeve të kancerit. Krahas kësaj ka edhe efekt mbrojtës ndaj sëmundjeve të enëve të gjakut dhe parandalon sëmundjet. Lëngun e domates mund ta konsumoni veçmas ose të përzier me ujë mineral.

Limonatë

Limoni është një produkt me dobi të panumërta. E konsumojmë shesh në sallata, ëmbëlsira dhe gjellët më zarzavate. Ndihmon në mbrojtjen e syve, parandalon kancerin dhe forcon sistemin imunitar. Një limonatë me nanexhik do të jetë një freskues i mirë.

/Revista Drita Islame, Gusht 2013/

You must be logged in to post a comment Login