Stadiumi që mund të kthehet në xhaminë më të madhe në Evropë

spot26261-32908-ky_stadium_mund_te_kthehet_ne_xhamine_me

Emiri i Katarit thuhet se ka ofruar 2.2 miliardë dollarë për të shndërruar një nga stadiumet më të mëdha të Barcelonës në xhami, bën me dije gazeta spanjolle “20 Minutos”.

Xhamia do të ketë një kapacitet prej 40,000 personash dhe mund të jetë një ndër më të mëdhatë në Evropë. Miraret e objektit të kultit do të jenë afro 300 metra të larta.

Xhamia do të ketë gjithashtu një sallë konferencash, një qendër studimore për Kuranin, strehim për 300 persona dhe një muze të artit dhe historisë islame.

Stadiumi ka shërbyer më parë si vend gare për demat. Nëse këshilli bashkiak i qytetit e miraton, projekti do të përfundojë në vitin 2020.

Në Barcelonë jetojnë rreth 500 mijë myslimanë, por qyteti ka pak objekte kulti për besimtarët.

You must be logged in to post a comment Login