“Kur’ani Famëlartë, udhërrëfyes për njerëzimin”, program madhështor në TOB

Është kthyer në traditë tashmë që për çdo vit Medresetë e Shqipërisë organizojnë programin e leximit të Kur’anit.

Këtë vit ndryshe nga më parë  programi për leximin dhe shpërndarjen e certifikatave për klasat e gjashta dhe të dhjeta (djem dhe vajza) që kanë mësuar të lexojnë  Kur’anin Famëlartë, do të zhvillohet  në Sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit, nën kujdesin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Fondacionit  “Sema”.

Nxënësit e Medresesë së Tiranës, Kavajës, Korçës, Cërrikut e Beratit, kanë filluar mësimin e Kur’anit që nga muaji shtator 2012 dhe me pasion dhe vullnet kanë arritur ta mësojnë në një kohë shumë të shkurtër, falë dhe ndihmës së madhe që kanë dhënë mësuesit e kësaj lënde.

Programi i ndarjes së certifikatave i quajtur “Kur’ani Famëlartë, dritë dhe udhërrëfyes për njerëzimin”, do të zhvillohet ditën e premte  më 18 janar 2013, në orën 14:30, në Teatrin e Operës në Tiranë.

/Drita Islame/

Kurani program

 

 

You must be logged in to post a comment Login