Kur’ani dhe morali

??????Në Kur’an të Shenjtë takojmë në versete qi kanë lidhje të ngushtë me moralin e me rregullat qi udhëzojnë njerëzit në jetë. Kujdesi qi ka Libri i Shenjtë për këtë pikë asht aqë i madhe saqi versetet ma ë shumtë kuranorë preokupohen para çdo gjaje me moral dhe me edukatë. Muslimanët e periudhës së parë të jetës Islame e kuptuan hollësisht këtë të vërtetë të pamohueshme e të padiskutueshme dhe vepruen simbas saj ue mos j’u shmangë asnjë herë ue e ruejtë me pekul. Ata e banë nji themel të palëkundshëm e nji ligjë  të shëndoshë, rregullues të marrëdhënajeve individuale e shoqnore, rregullues të lidhjeve ndërmjet tyne dhe të shtetit dhe ndërmjet tyne dhe Dritës së Gjithësis, Zotit (xh.xh.).

Historija na dëshmon se çdo familje aderonte në urdhënesat e Kur’anit, në ato urdhënesa të shenjta qi rregullojnë lidhjet ndërmjet fëmijëve e prindërve e anasjelltas, ndërmjet grues dhe burrit., nërmjet besnikëve dhe të afërmve të tyne si edhe ndërmjet qytetarëve dhe Shtetit. Të gjithë vendet, katunde e qytete, aderonin, pa dyshue asnjë grimcë, në moralet dhe virtytet qi forcojnë vëllazërimin e solidarisin shoqnore Islame, aderonin në ato virtyte qi forcojnë marrëdhanijet e gjinis e komshis, në ato morale qi të lidhin me njerëzit e diçëm e të virtytshëm. Çdo individ i dinte mirë detra qi i ngarkoheshin kundrejt Zotit të Madh dhe i kryente në çdo kohë e çast me rregull e pa përtim: kryente Faljen, Zeqatin, Peligrinazhin në Mekkë – po të lishte i zoti e i pasun – kryente xhihadin tue shpenzue pasunin në dobi të shoqnis dhe të Kombit dhe tue konsakrue edhe shpirtin po t’a lypte nevoja e shoqnis dhe e Atdheut në të cilin jetonte, punonte në përputhshmëri me dispozitat fetare e kombëtare, sepse kusht e shtynte ndërgjegja dhe urdhrat e Zotit, në mënyrë qi me çdo punë qi bante synonte jo vetëm përmirësimin e jetës shoqnore të kësaj bote, por edhe fatin qi kishte me i takue në itën e Gjyqit dhe pozitën qi kishte me fitue në Ditën e Ringjalljes. Ky asht shpirti i moralit Islam. Këtë shpirt të naltë e këtë edukatë të përsosun myslimanët e fituen prej dëshirës së flaktë pë t’u drejtue në jetë me anë të Kur’anit, versetet e të cilit janë aq të kjartë e të kthjelltë sa qi i kuptonte se i cili sish. Kur’anin e kishin qit ë gjithë me vehte, sepse ai ishte ligj’ i jetës së tyne, ligj’ i jetë s ë besnikëve të ndershëm, të drejtë, të ndërgjegjshëm e të pastër. Detyra morale kërkon prej çdo njeriu që të njohi ligjet e jetës në mënyrë që të bëhet i aftë për me krye pa të metë detyrat vetjake, shoqnore e kombëtare qi i përkasin. Asht ky kriteri mbi të cilin themelohet morali islam.

Në nji Traditë të Shenjtë Profetike vendoset tekstualisht “Kërkimi i ditunis detyrohet për çdo mysliman e myslimane”. Atëherë, i tanë ligji (Sheriati) kërkon që çdo i përgjegjshëm (muqel-lef) të dijë ato gjana me të cilat ngarkohet dhe t’i kryejë plotësisht e pa të metë. Ashtu ky shkaku qi Islami e detyroj çdo besnik e besnike, çdo musliman e myslimane për me mësue e sasin e Ditunisë qi j’u ngarkohen, me fjalë të tjera për me çue në vend përgjegjësin e tyne.

Për këtë arsye, Muslimanët ishin të parët në botë që morën vendim të premë për ta bamë arsimin të detyrshëm. Këtë detyrë e urdhënonte Feja, e zbatonte Shteti pa hezitim dhe çdo njeri i bindej, sepse dëshironte që, tue pajue kështu vetveten dhe fëmijët e tij me mësim, të gëzonte të dy jetët: Tokësoren dhe Tejtokësoren. Kur’ani ish pris dhe udhëheqës i të gjithëve në këtë drejtim, sepse dispozitat e tij e veçanërisht ato qi kanë lidhje me moral e arsim janë aqë të karta sa edhe të vetëdukshme.

Edhe Tradita Profetike u ngarkue me skjarimin e verseteve ligjore (Ahqam) të Kur’anit. Ky lloj veprimi na ka mbërrijtë me anë suksesioni (Tevaturi) dhe i ngjan Librit të Shenjtë si në kjartësi ashtu edhe në kthjelltësi, në mënyrë që njerëzit s’kanë nevojë të pyesin specialistët veçse për problema të vështira, të cilat nevojisin deduksion e qi s’mund t’i kuptojë me lehtësi fuqia mendore e publikut. Për këtë arsye, të dudhzuemit me anën e Kur’anit ishte themeli i edukatës Islame ndër qindvjetëshat e periudhës së artë të Islamit. Kaloi kështu qindvjetshi i parë dhe i dytë dhe Kur’ani s’kishte akoma komenter, sepse muslimanët e hershëm s’kishin nevojë për shpjegime e komenterë për shkak se ishin shumë afër epokës së parë të Islamit. Ata kishin gjithashtu frikë se në shpjegim dhe komentim do t’i çelej dera konfliktit. Ishte kjo arsyeja qi ata u kufizuen vetëm brenda teksteve të Kur’anit dhe u mjaftuen që të udhëhiqen prej tyne e po të ishte se j’u paraqitej ndonji enigmë, ata mbështeteshin në Traditën Profetike për me e spjegue (Shif Ibni Hazmin, libri El-Fasl, f. 78, v. 2).

Si rrjedhim i natyrshëm, asht e kjartë se çdo musliman kërkonte atëherë ashtu sikundër kërkon edhe sot e kësaj dite të pasojë dispozitat e Kur’anit përpikënisht, sepse Libri i Shenjtë ban në shpirtin e njerëzve atë përshtypje, të cilën s’mund ta bajë asnjë tekst tjetër. Ai jep atë dobi të cilën s’mund ta japë asnji Libër tjetër, sepse Ai asht Libri i Zotit. Në kët Libër s’asht e mundun të takojmë konflikte, kontradiksjone, të meta e harresa, gjana këto të cilat takohen shpesh në veprat njerëzore. Kur’ani përfshin të gjitha dispozitat qi i duhen nji shoqnije përparimdashëse e liridashëse, qi i nevojiten nji shoqnije qi dëshiron me jetue në paqë e në lumtëni.

Muslimanët e periudhës së parë Islame e kuptuan mirëfilli kët koncept të natyrshëm dhe ishte ky shakku qi e pasuen Kur’anin me gjith zemër e me gjith shpirt. Kur’ani i udhëzoi në udhë të pastër e të drejtë dhe j’u mësoi dituni e urtësi, dashuni e drejtësi; mëshirë e dhimsuni për njani tjetrin e për krijesat e tjera.

Si rrjedhim i natyrshëm, muslimanët ngjallën ato gjana qi ngjalli Kur’ani dhe shembën ato që shembi Kur’ani. Puna qi ban Kur’ani i Shenjtë është e kjartë. Kur’ani i Shenjtë na shtyn pra që t’i kuptojmë mirë ligjet e jetëse kjo s’bahet ndryshe veçse tue përhapë arsimin e moralin. Po, me arsim e me moral ecet drejt përparimit dhe lumtëris së kërkueme prej njerëzve.

/“Kultura Islame”, Nr. 3-4, Prill 1945 /

 

You must be logged in to post a comment Login