Kryetari i KMSH-së merr pjesë në konferencën rajonale kundër ekstremizmit

ZK1A0040Kryetari i KMSH-së, z. Skender Bruçaj ka marrë pjesë në ministerialin rajonal në luftën kundër terrorizmit, organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme ditën e djeshme  në Tiranë. Qëllimi i këtij ministriali ishte bashkëpunimi i përbashkët për parandalimin e akteve dhe aktiviteteve terroriste.

Në këtë konferencë morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, z. Sajmir Tahiri, ministra të rajonit,  nënsekretarja e Shtetit për Sigurinë, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Sarah Sewal, përfaqësues të komuniteteve fetare, shoqërisë civile, si dhe të pushtetit vendor.

Kryetari i KMSH-së në fjalën e tij tha se në momentet më të vështira të historisë njerëzore, njerëzit e fesë kanë këshilluar e promovuar vlerat humane, kanë mbrojtur jetën e njerëzve, kanë këshilluar durimin, respektin; kanë mbjellë dashurinë dhe mëshirën; I janë drejtuar logjikës dhe arsyes. “Islami i jep shumë rëndësi drejtësisë (humanizmit), mbrojtjes së të drejtave të njeriut, moralit të mirë dhe urdhëron njerëzit që në çdo punë të sillen ndershmërisht e të respektojnë të drejtat e të tjerëve, kërkon që njerëzit të jenë të moralshëm e të pastër”, tha ndër të tjera z. Bruçaj

Roli i komuniteteve fetare ne luftën kundër terrorizmit është vlerësuar edhe nga ministri Tahiri duke thënë se komunitetet fetare kanë një rol kyç për edukimin dhe theksoi se asnjë vend nuk është i parrezikuar nga terrorizmi.

ZK1A0051 ZK1A0070IMG-20150520-WA0015IMG-20150520-WA0016

You must be logged in to post a comment Login