Kryetari Bruçaj vlerëson rolin e mësuesit

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, shtroi një drekë për drejtuesit e medreseve në vend, në kuadër të ditës së mësuesit.

Z. Bruçaj shprehu vlerësimet maksimale për punën që mësuesit bëjnë në edukimin e brezave, pasi, siç u shpreh ai, një brez i miredukuar është garanci për një ardhme më të mirë.

Kreu i KMSH-së i cilësoi medresetë si institucione mjaft të rëndësishme, pasi ato përgatisin individë të cilët, krahas dijeve që marrin, edukohen për t’i shërbyer sa më mirë shoqërisë dhe kombit.

Nga ana e tyre, drejtuesit e medreseve falënderuan Kryetarin Bruçaj për vlerësimin dhe u shprehën se edhe pse puna e tyre nuk është e lehtë, vështirësitë harrohen në momentin kur sheh se ke përgatitur elementë që kanë dëshirë e vullnet për ta çuar më përpara vendin e tyre.

Në takim ishin të pranishëm edhe nënkryetari i KMSH-së, Ali Zaimi dhe Drejtori i Arsimit, Astrit Zharri.

4 mars 2016

12778819_1032217500172138_8168620768900294358_o

12828561_1032217503505471_5345525794483573410_o

You must be logged in to post a comment Login