Kryetari Bruçaj, vizitë në Pukë

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skender Bruçaj, i shoqëruar nga kancelari i KMSH-së, z. Ylli Cikalleshi, vizituan Myftininë e Pukës.

Kryetari Bruçaj gjatë takimit vlerësoi punën e Myftinisë së Pukës dhe theksoi se investimet në jetën shpirtërore dhe sociale janë prioritet dhe duhet të jenë të vazhdueshme.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë së bashku me Myftininë e rrethit do të punojnë edhe më shumë për shtimin e aktiviteteve shpirtërore në Pukë. Gjithashtu do të merret parasysh edhe aspekti i ndihmave sociale, pasi ky vend ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme”, tha z. Bruçaj.

Myftiu i Pukës, z. Gëzim Kopani, falënderoi kreun e KMSH-së për vizitën duke e vlerësuar si rast të veçantë, i cili përkon edhe me 25 vjetorin e riorganizimit të myftinisë së këtij rrethi.

Më pas Myftiu Kopani informoi kreun e KMSH-së mbi ecurinë e punës së institucionit, problematikat dhe sfidat me të cilat ajo përballet.

Kryetari Bruçaj gjatë vizitës mori pjesë edhe në aktivitetin “Përjetësisht me Ty” kushtuar Profetit Muhamed a.s, organizuar nga Myftinia e Pukës dhe Medreseja e Shkodrës.

“Ndihem i nderuar që ndodhem sot në qytetin e Pukës pasi raste të tilla kanë vlera të shumta. Është detyra jonë që vlerat e Islamit t’i nxjerrim në pah ashtu sikur na këshillon Profeti ynë i nderuar, pasi feja jonë është fe e paqes dhe e dashurisë”, tha Bruçaj

26 mars 2016

12898305_1048655388528349_2386214096200941395_o

12473813_1048655465195008_7596953298395669083_o

12525290_1048655521861669_5952610661378433405_o

You must be logged in to post a comment Login