Kryetari Bruçaj priti një delegacion nga SHBA

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skender Bruçaj, priti në një takim drejtues të Institutit Ndërkombëtar të Mendimit Islam (IIIT) me qendër në SHBA.

Kryetari Bruçaj i njohu vizitorët me institucionin e Komunitetit Mysliman dhe punën e tij në shërbim të myslimanëve shqiptarë.

Instituti IIIT përfaqësohej nga prof. dr. Omar Hasan Kasule, Sekretar i Përgjithshëm i Institutit, dr. Ahmad Totonji, themelues i Bordit Ekzekutiv, si dhe dr. Ahmed Basiç, anëtar i Bordit Ekzekutiv.

Prof. dr. Kasule dhe dr. Totonji treguan një interes të veçantë për historikun e institucionit dhe zhvillimet e Islamit në Shqipëri. Gjithashtu shprehën vlerësimin e tyre të lartë për kontributin e Komunitetit Mysliman në shërbim të paqes dhe bashkëjetesës fetare në vend. Sipas tyre, Shqipëria ka një pasuri të rrallë, e cila duhet të njihet edhe në vendet e tjera të Evropës dhe myslimanët kanë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim.

Kryetari Bruçaj e cilësoi këtë vizitë si fillim i një bashkëpunimi të gjerë mes dy institucioneve në të ardhmen.

Instituti IIIT, i themeluar në vitin 1981, është një institucion me profil akademik dhe kulturor, që merret kryesisht me trajtimin e çështjeve arsimore, akademike dhe sociale.

Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC).

12183998_968835486510340_7844511128854718741_o

12195132_968835473177008_4926524029472206819_o

12185014_968835489843673_8384554259175961700_o

You must be logged in to post a comment Login