Kryetari Bruçaj pret një delegacion nga Kuvajti

Kryetari i KMSH-së, H. Skender Bruçaj, priti një delegacion nga Shteti i Kuvajtit, ku ishin të pranishëm Muhamed Jalahma, sekretar i përgjithshëm i sekretariatit të vakëfeve, Ibrahim Salih, drejtor i përgjithshëm i “Zekat House”, Khalid Essa Al-Oud, asistent menaxher në “Zekat House”, Adel Al-Jeri, drejtor i departamentit me jashtë në “Zekat House”, si dhe përfaqësues të tjerë.

Gjatë takimit z. Bruçaj e njohu delegacionin me punën dhe ecuritë e institucionit vitet e fundit.

Në takim u diskutuan për çështje dhe fusha të ndryshme bashkëpunimi. Përfaqësuesit e delegacionit u njohën me nevojat e myslimanëve shqiptarë dhe ato të Komunitetit Mysliman.

Delegacioni shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar dhe për t’u ardhur në ndihmë besimtarëve të vendit tonë.

Delegacioni falënderoi vlerësoi arritjet e Komunitetit Mysliman në dobi të Islamit në Shqipëri.

11 tetor 2016

zk1a6608zk1a6622zk1a6638

You must be logged in to post a comment Login