Kryetari Bruçaj pret Këshilltarin për Ballkanin të Kryeministrit të Turqisë

sabri-demir

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj, priti në një takim Këshilltarin për Ballkanin të kryeministrit të Turqisë, z. Sabri Demir.

Z. Demir uroi kryetarin Bruçaj për zgjedhjen e tij në krye të KMSH-së,  dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë turke për të  zgjeruar më tej bashkëpunimin me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.

Kryetari Bruçaj falënderoi Këshilltarin Sabri Demir për vizitën dhe u shpreh se bashkëpunimi me çdo vend apo institucion në punë që i shërbejnë besimtarëve dhe vendit është një ndër prioritetet e Komunitetit Mysliman.

10 Mars 2014

/Drita Islame/

 

You must be logged in to post a comment Login