Kryeministri Rama shtron iftar në oborrin e kryeministrisë

13495211_10153800048821523_999114932706224852_n

Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, ka shtruar në ambjentet e brendshme të kryeministrisë iftar me rastin e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit.

Të ftuar të z. Rama ishin drejtues të lartë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Universitetit Bedër, medreseve të Shqipërisë, imamë, etj. Të pranishëm ishin gjithashtu edhe përfaqësues nga komunitetet e ndryshme fetare në vendin tonë, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të trupit diplomatik, drejtues të shoqatave islame, si dhe personalitete nga fusha të ndryshme, artistë e gazetarë.

Rama vlerësoi sakrificën e myslimanëve gjatë argjerimit të Ramazanit. Ai iu uroi mirëseardhjen dhe e quajti kryeministrinë shtëpi e të gjithë qytetarëve.
“Të dashur vëllezër, të nderuar miq dhe të ftuar. Kjo hapësirë sonte, një sofër e vëllazërimit brenda një shtëpie që është pronë e gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.
“Nëse Zoti do të kishte dashur do tu kishte dhënë të gjithëve të njëjtën mendje, por në çka ju jep ai do t’ju sprovojë prandaj rivalizoni në mirësi dhe drejtësi dhe vetë ai do tu thotë ku qëndron dallimi mes jush. Mes atyre që duhen dhe dinë të shkojnë në thelb të drejtësisë dhe mes atyre që e kanë këtë fjalë në gojë dhe jo ndër vepra qëndron dallimi i madh i mënyrës sesi zbatohen gjyqësia dhe kujt i jepet si barrë dhe si privilegj unik”, tha Rama në çelje të Iftarit.
Në kohën e çeljes së iftarit është këduar gjithashtu edhe ezani, si dhe besimtarët myslimanë të ftuar në kët iftar, kanë kryer gjithashtu faljen e namazit të akshamit. (24.06.2016)
13510831_1107166966010524_7021514561687122192_n13466242_10153800049366523_3080821395845588177_n13512055_10153800049906523_6027829186633301181_n 13529177_10153800044531523_5559488338403831916_n13438799_10153800049436523_4499752848411842585_n 13439203_10153800045271523_275644241025443121_n13509124_10153800044116523_1113925236964841794_n

You must be logged in to post a comment Login