Kreu i KMSH-së vizitë pune në Myftininë Tropojë

20150613_133744Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, zhvilloi një vizitë pune në Myftininë e Tropojës.

I shoqëruar nga drejtori i Vakf-Investimeve z. Uran Kalej, kreu i KMSH-së ka vizituar Myftininë Tropojë, ku është pritur nga myftiu z. Eduart Demiraj. Myfti Demiraj e ka njohur kryetarin Bruçaj dhe stafin shoqërues me gjendjen e fundit të kësaj myftinie, duke u ndalur kryesisht në investimet e fundit që po bëhen pranë Myftinisë Tropojë, ku po ndërtohet një Qendër Kulturore, krahas ndërtimit të disa xhamive në këtë rreth.

Kryetari z. Skender Bruçaj gjatë këtij takimi ka theksuar se, “zhvillimi dhe realizimi i këtij projekti është një ngjarje e veçantë për besimtarët e qytetit të Bajram Currit, sepse kjo qendër do të shërbejë si një vatër dije dhe kulture për brezat e rinj.” Kryetari ka përgëzuar myftiun për përkushtimin e tij në përfundimin sa më të shpejtë të këtij projekti falë edhe mbështetjes financiare të Kuvajtit.

Ndërsa myftiu z. Eduart Demiraj ka vlerësuar vizitën dhe përkrahjen që i ka dhënë Myftinisë Tropojë, kreu i KMSH-së, duke theksuar se kjo është vizita e parë e një kryetari të Komunitetit Mysliman pas më shumë se dy dekadash.

13 qershor 2015

1504247_695201153918895_523027112280758392_o 11406950_695201103918900_3351441727051615179_n11536076_695201127252231_5191158878602082540_n

You must be logged in to post a comment Login