Kreu i KMSH-së vizitë kryebashkiakut të ri të Tiranës  

ZK1A0046

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj, zhvilloi sot një vizitë në Bashkinë e Tiranës, ku u takua me kryebashkiakun e kryeqytetit z. Erion Veliaj.

Në takimin e zhvilluar kryetari Bruçaj i uroi z. Veliaj mbarësi dhe suksese në detyrën e re. Duke e cilësuar si një punë plot përgjegjësi dhe sfida, z. Bruçaj u shpreh se me besim te Zoti i Madhëruar mund të kapërcehen sfidat dhe mund të arrihet sukses në dobi të shoqërisë dhe qytetarëve të Tiranës.

Gjata takimit të dyja palët shprehën gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët midis KMSH-së dhe Bashkisë së Tiranës.

Pas thirrjes së kryebashkiakut Veliaj për të kontribuar ne rikonstruksionin e çerdheve të Tiranës, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë adoptoi një çerdhe në kryeqytet ku do të kujdeset për rikonstruksionin e saj, si një vepër në shërbim të qytetit tonë të përbashkët.

Kryebashkiaku Veliaj shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për punën dhe kontributin e KMSH-së në qytetin e Tiranës dhe në të gjithë vendin.

ZK1A0040 ZK1A0021

You must be logged in to post a comment Login