Kontributi i dijetarëve myslimanë në fizikë

Kontributi i myslimanëve në  fizikë është i madh. Puna dhe zbulimet e tyre kanë qenë të koncentruara kryesisht në: studimin e optikës, studimin e materies dhe natyrës së saj, studimin e lëvizjeve projektuese.

Për myslimanët optika paraqiste artin për konstruktimin e pasqyrave duke u bazuar në trigonometrinë sferike. Gjatë zhvillimit të këtij arti, përparimet e myslimanëve ishin kryesisht në fushën  e tangjentëve, sekanteve dhe kosekantëve.

Ibn Al-Hajtham dha një kontribut të madh në optikë, ai e studioi optikën  fiziologjike dhe prezantoi një teori filozofike mbi natyrën e dritës. Ai  e studioi mirë dukurinë e reflektimit dhe refrakcionit dhe bëri eksperimente me pasqyrat e rrafshëta, sferike, cilindrike dhe parabolike. Shkroi gjithashtu një traktat shkencor mbi majën  e lëvizjeve parabolike gjatë revolucionit të trupave dhe studioi dritën e yjeve, ngjyrat, hijet dhe errësirën.

Një kontribut tjetër të madh në optikë dha shkencëtari Al-Hazen. Deri në atë kohë mendohej se sytë lëshonin rreze që i godasin objektet dhe i mundësojnë njerëzit që të shikojnë. Mirëpo, kërkimet e tij mbi këtë problem zbuluan të kundërtën, se të parit rezultonte nga rrezet që vinin nga objektet dhe kalonin nëpër sy.

Për  rreth një milenium  shkencëtarët  myslimanë, filozofët dhe teologët, e studiuan natyrën e materies, kohën, hapësirën dhe lëvizjen. Si  rezultat ata zhvilluan teori  të ndryshme mbi këto çështje shkencore, duke filluar nga atomizmi e deri të fizika e dritës. Shumë fizikanë dhe shkencëtarë myslimanë si Al-Biruni, Ibn Sina, Ibn Baxhah, …etj, i kritikuan konceptet mbizotëruese aristoteliane të asaj kohe dhe zhvilluan ide të tjera në fushën e mekanikës dhe dinamikës, të cilat luajtën një rol të rëndësishëm tek shkencëtarët evropianë  të renesancës.

Zbulimet e dijetarëve myslimanë patën një ndikim të madh në zhvillimin e mëvonshëm të fizikës. Zhvillimi i optikës, konstruktimi i pasqyrave dhe teoritë optike të dhëna prej tyre, paraqesin bazën e kërkimeve të shumë shkencëtarëve të mesjetës. Zbulimet e Al-Hazenit  në optikë paraqesin një rëndësi ekstreme. Shkenca moderne e optikës e themeluar në Evropë gjatë kohës së renesancës është e bazuar në zbulimin e tij dhe si rezultat ai konsiderohet si babai i optikës moderne. Studimet e Al-Hajthami-it i thyen barrierat që ekzistonin në mes të matematikës, fizikës dhe biologjisë dhe studimet e tij çuan në zhvillimin e teorive që i kombinonin elementet nga të tri shkencat së bashku. Gjithashtu, studimet e bëra mbi lëvizjet projektuese i influencuan idetë dhe veprat e shumë shkencëtarëve të renesancës, duke përfshirë këtu edhe ato të Galileut.

Roli i dijetarëve myslimanë në mekanikë

Në ditët  e sotme mekanika është degë e fizikës, mirëpo për arabët ajo ishte një shkencë e veçantë. Mekanika zë një pozicion në mes të shkencave teorike dhe atyre të aplikuara. Për myslimanët, mekanika nënkuptonte studimin e qendrave të gravitetit dhe të ekuilibrit, ashtu siç mësohej nga Aristoteli, Arkimedi etj. Në atë kohë mekanika thuhej të ishte arti ndërtimit dhe manipulimit të shkallëve, balancimit të kërcimeve, etj.

Njohuritë nga mekanika në atë kohë përdoreshin për matjen e kohës dhe për përcaktimin e peshës specifike të substancave të ndryshme. Myslimanët e shfrytëzuan gjithashtu mekanikën për të demonstruar vlefshmërinë dhe saktësinë e teorive matematike, p.sh. ata treguan se ligji i proporcioneve inverse mund të demonstrohej duke treguar se raporti i dy peshave në ekuilibër, të varura në një lloz është në proporcion të zhdrejtë me raportin e distancave të tyre nga pika e mbështetjes së llozit.

Al-Hazeni i shfrytëzoi ligjet e proporcioneve që të përcaktoi saktësinë e baraspeshave. Gjithashtu myslimanët zbuluan se mekanika ishte çelës për artin e ndërtimit të makinave automatike, një lami e studiuar nga familja Banu Musa.

Këto zbulime patën ndikim në Evropë në kohën e renesancës. Së  pari, përdorimi i koncepteve që myslimanët i zhvilluan në fushën e mekanikës, u  mundësoi shkencëtarëve të renesancës që t’i zgjerojnë edhe më tej këto koncepte dhe teori në forma më të ndërlikuara. Shkencëtarët e renesancës i aplikuan këto teori në  ndërtimin e makinerive me efikasitet dhe saktësi më të madhe sesa ato të ndërtuara nga dijetarët  myslimanë. Gjithashtu përdorimi i mekanikës në demonstrimin e saktësisë së teorive matematikore nga dijetarët myslimanë, i zgjeroi horizontet e shkencëtarëve dhe e bëri të qartë se aplikimi i koncepteve të një fushe shkencore në fushat e tjera shkencore mund të rezultojë me zbulime të reja, argument ky që u shfrytëzua gjerësisht nga shkencëtarët e mëvonshëm në vende të ndryshme. /Drita Islame/

You must be logged in to post a comment Login