Konferencë mbi etikën islame të bashkëjetesës ndërfetare  

Pasditen e së shtunës, më 2 maj 2015, Myftinia Shkodër në bashkëpunim me zyrën e Atasheut për Çështjet Fetare në Ambasadën e Turqisë, organizuan në sallën e konferencave të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, konferencën me temë: “Pejgamberi Muhamed a.s. dhe etika e bashkëjetesës ndërfetare”.

Fillimisht, të pranishmit patën mundësi të ndiqnin një film të shkurtër të përgatitur nga Dijanieti i Turqisë, në lidhje me vlerat e  bashkëjetesës në mesin e njerëzve, në diversitetin e tyre fetar, kulturor e përtej tyre.

Konferenca u përshëndet nga Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, që u ndal në tre momente historike, që pasqyrojnë më së miri qëndrimin e Islamit dhe myslimanëve në raport me jomyslimanët; pritjen që Resulullahu (a.s) i bëri delegacionit të krishterë të Nexhranit, qëndrimin e Hz. Omerit (r.a) ndaj peshkopit të Kudsit, kur ky i fundit i propozoi të falej në kishë dhe deklaratën e mrekullueshme të Sulltan Mehmet Fatihut, që i garantoi të drejta të plota të krishterëve dhe objekteve të tyre të kultit.

Ambasadori i Turqisë në vendin tonë, z. Hidayet Bayraktar, i pranishëm në këtë aktivitet u shpreh se këto tubime kanë një vlerë të madhe, ku pasqyrohet më së miri vlera dhe humanizmi i mësimeve të Islamit, në ruajtjen e harmonisë dhe vlerave më të mira të bashkëjetesës për njerëzimin.

I ftuar special i kësaj konference ishte studiuesi turk, prof. dr. Hysejn Yilmaz. Në kumtesën e tij, ai hodhi dritë mbi bazat e besimit dhe lidhjet e tij me marrëdhëniet e njeriut me tjetrin në jetë.

Prof. Yilmaz theksoi se Islami qëndron në një nivel të lartë, në përballjen e tij me diversitetin fetar dhe respektin ndaj njeriut, si krijesa më e përsosur e Zotit.

Në fund, përshëndeti edhe atasheu z. Shaban Ishlek, që shprehu falënderimet dhe mirënjohjen e tij për këtë organizim dhe bashkëpunimin me Myftininë e Shkodrës.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe koordinatori i TIKA-s, prof. dr. Birol Çetin, si dhe Atasheu i Çështjeve fetare në ambasadën turke  z. Shaban Ishlek.

shkoder konferecna (4)

shkoder konferecna (1) shkoder konferecna (2) ???????????????????????????????

 

You must be logged in to post a comment Login