KMSH: Të shpjegohet islami i pastër sikurse është!

ZK1A0015Të shpjegohet islami i pastër sikurse është. Ishte ky mesazhi kryesor i drejtuesve të KMSH-së në mbledhjen e radhës me myftinjtë e zonave jugore të Shqipërisë.

Myftinjtë u pritën fillimisht nga kryetari Komunitetit Mysliman z. Skender Bruçaj, i cili kërkoi një angazhim më të madh të myftinjve në përmbushjen e detyrave të tyre fetare dhe institucionale

Nënkryetari, Ali Zaimi u bëri apel myftinjve që me të gjithë personelin e tyre, duke kërkuar edhe mbështetjen e besimtarëve, të shpjegojnë Islamin pastër, larg interpretimeve personale.

“Interpretimet jokompetente dhe ndonjëherë dashakeqe edhe kur shpjegojnë jetën e Profetit e paraqesin atë si histori lufte. Ndërkohë që luftërat ku Profeti a.s.  mori pjesë, në 23 vjet të profetësisë së tij nuk i kalojnë 13-14 orë. E mbi të gjitha këto luftëra ishin të gjitha me karakter mbrojtës dhe të paevitueshme.

Gjithë pjesa tjetër është ndërtim, paqe, dialog, dhe këto duhet të shpjegohen. Të mos lihet vend për keqinterpretime. Ne duhet t’i orientojmë besimtarët drejt mirësisë, ndihmës, sigurisë, respektit, vëllazërisë”, apeloi nënkryetari Zaimi.

Ai shtoi më tej se edhe në momentet më të vështira të historisë njerëzore, njerëzit e fesë kanë këshilluar e promovuar vlerat humane, kanë mbrojtur jetën e njerëzve, kanë këshilluar durimin, respektin; kanë mbjellë dashurinë dhe mëshirën; I janë drejtuar logjikës dhe arsyes dhe se të tillë duhet të jemi e kështu duhet t’i edukojmë besimtarët.

Gjatë mbledhjes u bë prezantimi i myftinive përkatëse, aktivitetit të tyre, si dhe strategjitë për  të ardhmen.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin edhe Drejtori i Burimeve Njerëzore z. Dorian Demetja, Kryevaizi i KMSH-së, z. Lauren Luli, si dhe Drejtori i Kulturës z. Genti Kruja.

Demetja, sqaroi myftinjtë lidhur me kontratat e reja të punës dhe u kërkoi atyre të dhëna të detajuara mbi personelin e myftinive përkatëse.

Ndërsa Kryevaizi i KMSH-së, Lauren Luli, foli mbi ciklin e mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit”, ku sipas tij janë pritur mjaft mirë në ato rrethe ku janë zhvilluar dhe tashmë do të organizohen edhe në qytete të tjera.

Në përfundim të takimit Drejtori i Kulturës z. Genti Kruja prezantoi revistat “Drita Islame” dhe “Zani i Naltë”.

2 Shkurt 2015

ZK1A0027ZK1A0034

ZK1A0020 ZK1A0024

You must be logged in to post a comment Login