KMSH shtron iftarin e parë të Ramazanit 2014

ZK1A0802

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka shtruar mbrëmë, 28 Qershor, iftarin e parë të Ramazanit 2014, ku morën pjesë Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë z. Erion Veliaj, Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, znj. Nevila Xhindi, përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, ambasadorë të akredituar në Tiranë, drejtues të shoqatave të ndryshme dhe figura të jetës fetare e intelektuale të vendit tonë.

Kryetari i Komunitetit Mysliman, z. Skender Bruçaj, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe uroi që Ramazani i këtij viti të sjellë begati, paqe e mirësi mes shqiptarëve. Gjithashtu z. Bruçaj uroi që sakrifica e agjëruesve të marrë shpërblimin nga Zoti i Gjithësisë.

Një mesazh urimi dha edhe Ministri Veliaj për të gjithë ata besimtarë myslimanë që i binden me përkushtim e sakrificë Zotit teksa u shpreh se bashkëjetesa fetare është shembulli ku ne i tregojmë Evropës se jemi populli i vetëm, ku ndërthurja e besimeve është i shënjuar në një të vetëm.

Komuniteti Mysliman e ka kthyer në traditë shtrimin e iftarit të parë të Ramazanit. Nëpërmjet kësaj ceremonie, institucioni bashkon figura të rëndësishme të jetës publike, të cilët vijnë për të nderuar e respektuar sakrificën e myslimanëve në muajin më të rëndësishëm të kalendarit islam.

28 Qershor 2014

ZK1A0811

ZK1A0693 ZK1A0740

You must be logged in to post a comment Login