KMSH promovon librin “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”

Promovimi i Librit te 100 vjetorit  (6)

Promovimi i Librit te 100 vjetorit  (1)

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizoi paraditen e sotme (3 Tetor 2013), promovimin e librit të konferencës shkencore mbarëshqiptare, zhvilluar me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë më 28-29 shtator 2012, “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”.

Në program përshëndetën drejtuesit  e bashkësive islame shqiptare, H. Selim Muça, H. Naim Tërnava dhe sekretari i BFIM Afrim Tahiri. Në fjalën e tyre ata theksuan, rolin pazëvendësueshëm që kanë luajtur personalitetet fetare në jetën e vendit, jo vetëm gjatë hapave të para të krijimit të shteti shqiptar, por gjatë gjithë historisë së kombit tonë.

“Periudha e Rilindjes Kombëtare, ajo e pavarësisë dhe e luftërave të ndryshme në mbrojtje të trojeve shqiptare, dëshmuan se ekzistenca e besimit fetar u bë faktor i domosdoshëm për ruajtjen e pavarësisë dhe forcimin e shtetit, duke u vlerësuar se diversiteti fetar ka qenë dhe është një pasuri kombëtare, falë kjo e prijësve të shquar fetarë”, nënvizoi kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça.

“Libri që promovojmë ne sot, është fryt i punës së 40 studiuesve që vitin e kaluar shpalosën dhe nxorën në dritë kontributin e jashtëzakonshëm të ulemave dhe hoxhallarëve në forcimin e vetëdijes kombëtare. Duke analizuar vetëm titujt e këtyre referateve, pa hyrë në përmbajtje, duket qartë preokupimi, përpjekja, sakrificat dhe vetëmohimi i këtyre baballarëve të kombit për një Shqipëri të lirë, të bukur, të plotë dhe për një komb shqiptar

të bashkuar dhe të vëllazëruar. Detyra dhe obligimi ynë kundrejt këtyre personave është shumë i madh dhe lusim Zotin që përpjekjet tona të pasqyrojnë sadopak atë ambient fetaro-patriotik nga i cili edhe sot mund të nxjerrim mësime dhe mund të marrim shembuj për të ndërtuar një të ardhme më të lumtur për të gjithë ne dhe pasardhësit tanë”, shtoi më tej z. Muça.

Më pas vijuan kumtesat përkatëse nga studiuesit Prof. Dr. Tonin Çobani dhe Prof. As. Gentiana Skura, kancelari i KMSH-së z. Ali Zaimi dhe drejtori i Kulturës në KMSH z. Genti Kruja.

Promovimi i Librit te 100 vjetorit  (11)

Në fjalën e tij Kancelari i KMSH, z. Ali Zaimi nënvizoi se kontributi i këtyre personaliteteve nuk mundi të fshihej dot nga komunizmi pasi, sipas tij, ishte skalitur në vetëdijen e popullit dhe besimtarëve. “Ata shpjeguan çështjet e duhura në momentin e duhur, mbi kombin, gjuhën, komunizmin si dhe demokracinë. Ata i bënë parapritë problemeve dhe vështirësive që po i qaseshin vendit tonë. Programi i aktivitetit të tyre ishte fetar e kombëtar, për vetë nevojat e kohës, me qëllim bashkimin e popullit në të gjitha trojet shqiptare në një trup të vetëm”, theksoi z. Zaimi.

Ai më tej u ndal edhe në misionin dhe kontributin e personaliteteve fetare edhe në ditët e demokracisë. “Edhe sot, personalitetet fetare dhe institucionet përkatëse kanë mbi shpinën e tyre një mision sa të vështirë aq erdhe human njëkohësisht. Puna dhe sfidat e tyre janë të njohin popullin shqiptar me të vërtetat e besimit, vëllazërimi mes gjithë elementëve që formojnë kombin shqiptar, pa dallim, paraprirjen dhe asimilimin e problemeve të shumta shoqërore, etj.”, u shpreh ndër të tjera Kancelari Ali Zaimi.

Promovimi i Librit te 100 vjetorit  (9)Ndërkohë Dr. Tonin Çobani, vlerësoi botimin e këtij libri, pasi sipas tij, ai synon në mënyrë të qëllimtë të vërë një emërues të përbashkët veprimtaritë e një kombi, që është identiteti kombëtar shqiptar. “Identitet kombëtar shqiptar për mua është, gjuha shqipe, historia dhe kultura e shprehur në atë gjuhë, si dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me emancipimin e shoqërisë shqiptare në vizionin e saj drejt së ardhmes. Për këto arsye, njohja dhe studimi i vazhdueshëm i kontributeve intelektuale që i kanë shërbyer pikërisht formësimit të vetëdijes dhe identitetit kombëtar, në vetvete janë kulturë e madhe për shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni”, theksoi Dr. Çobani.

Promovimi i Librit te 100 vjetorit  (10)

Ndërsa Prof. As. Dr. Gentiana Skura u shpreh se, “botimi që sot kemi nderin të promovojmë është një pasqyrim i plotë i ndihmesës së dijetarëve e klerit mysliman për kombin shqiptar e shqiptarinë.”

“Pa asnjë dallim, klerikët fetarë, janë përpjekur në të gjitha mënyrat vetëm për një shoqëri me parime patriotike, për një shoqëri bashkëkohore, për forcimin e ndërgjegjes kombëtare, dashurisë për gjuhën dhe traditat shqiptare, dashurisë për atdheun e dashurisë për njëri-tjetrin, janë përpjekur për krenarinë tonë kombëtare. Është pikërisht kontributi i klerikëve që edhe sot e kësaj dite ne shqiptarët ushqejmë respekt për ‘tjetrin’ çfarëdo qoftë sepse në çdo rast klerikët myslimanë do të theksonin se ‘Kristiani e myslimani janë vëllezër të pandarë’, sepse për dijetarët myslimanë, binomi Fe-Atdhe ishte i pandashëm”, u  shpreh ndër të tjera, znj. Gentiana Skura.

Promovimi i Librit te 100 vjetorit  (4)

Ndërsa Drejtori i Kulturës në KMSH z. Genti Kruja, njëkohësisht edhe moderatori i këtij promovimi pasi bëri një përmbledhje të organizimit të konferencës me të njëjtin emër para një viti me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar, u shpreh se, “botime të ngjashme me këto, bëhen për të ndriçuar sadopak historinë e lëvizjeve të mëdha kombëtare për liri e pavarësi, për arsimim dhe aspirata në ndërtimin e identitetit kombëtar, ruajtjes së vlerave universale islame dhe trashëgimisë së madhe kulturore të harmonisë dhe bashkëjetesës te shqiptarët.”

Z. Kruja në përfundim njoftoi se promovimi i këtij librit do të vazhdojë në Prishtinë, Shkup, dhe ndoshta edhe në disa nga qytetet tjera të rëndësishme të trojeve tona, për të promovuar kështu gjurmët e rëndësishme që na lanë të parët tanë dhe që ne sot mundohemi t’i ndjekim me shumë kujdes.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të tre bashkësive fetare islame shqiptare, si Komuniteti Mysliman Shqiptar, Bashkësia Islame e Kosovës, Bashkësia Islame e Maqedonisë, profesorë, intelektualë/e, studiues, etj.

Për të pranishmit u organizua një koktej deh iu dhurua edhe nga një kopje e këtij libri.

Promovimi i Librit te 100 vjetorit  (3)

Promovimi i Librit te 100 vjetorit  (5)  Promovimi i Librit te 100 vjetorit  (7) Promovimi i Librit te 100 vjetorit  (8)

Promovimi i Librit te 100 vjetorit  (2)

 

You must be logged in to post a comment Login