KMSH, promovimi i revistës shkencore “Zani i Naltë”

ftesa zani i nalte  (2)

 

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizon promovimin e revistës Shkencore-Kulturore “Zani i Naltë”, botuar në vitin 1923-1939 dhe pas disa dekadash shkëputjeje, ajo është rikthyer për lexuesin në 2012.

Në Promovimin e kësaj revistë do të marrin pjesë personalitete të shumta të politikës, shtypit, kulturës dhe fesë. I pranishëm do të jetë edhe kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë  Haxhi Selim Muça, i cili do të mbajë edhe fjalën përshëndetëse.

Ndërsa referuesit do të jenë:  Prof. Dr. Ferid Duka, Dr, Agron Tufa dhe z. Besnik Mustafaj.

Aktiviteti promovues do të organizohet më 21 shkurt në orën 10:00 në ambientet e universitetit Hëna e Plotë – Bedër.

Revista “Zani i Naltë” është mirëpritur nga lexuesit gjë të cilën e tregojnë edhe abonimet që shtohen përherë e më shumë. Ndërkohë ka dalë në treg edhe numri i dytë i saj.

 

/Drita Islame/

zani nalte 2

You must be logged in to post a comment Login